Redukdohet numri i zyrave të Gjendjes Civile, Çuçi: Shërbimet do të merren online

29 Prill 2022, 11:48Kronika TEMA
Redukdohet numri i zyrave të Gjendjes Civile, Çuçi:

Në përfundim të mbledhjes së qeverisë, Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka folur për miratimin e vendimit që redukton numrin e zyrave të Gjendjs Civile. Në të gjithë vendin do të jenë vetëm 150 zyra për të ofruar ato shërbime ku është e domosdoshme prania fizike e qytetarëve. Pjesa më e madhe e shërbimeve, do të ofrohen online prej datës 1 maj. Çuçi shpjegoi gjithashtu se dokumentet që do iu duhen qytetarëve për shërbime të ndryshme do të sigurohen vetë nga institucionet publike nga #eAlbania.


“Sot miratuam reduktimin e zyrave të gjendjes civile, nga 390 do ketë vetëm 150 zyra si pasojë e revolucionit digital për dhënine e shërbimeve publike, shërbimet do ofrohen vetëm online. Do ketë 150 sportele për të marrë vetëm ato shërbime që duhet të jetë i pranishëm qytetari, të tjerat online. Do shkëputet shërbimi në sporteli fizik, do të jetë vetëm online me përjashim të atyre shërbimeve ku duhet të jetë i pranishëm qytetari. Institucionet e administratës publike janë të detyruar të sigurojnë vetë dokumentet që u duhen qytetarëve. Nëse një qytetari do i duhet një dokument, dokumentacionin ia siguron insititucioni publik përkatës. Prej datës 1 maj do jetë një sasi e madhe shërbimesh që do të ofrhen online, janë rreth 90 shërbime që ofrohen nga Ministria e Brendshme", tha ministri Çuçi

3 Komente

  1. P
    Pensionisti i Porcelanit

    Sa perqind e popullsise ne Shqiperi mund te mbajne nje celular?

    Përgjigjjuni
    1. s
      shefi 55

      Kam nje muaj qe i kerkoj online Gjendjes civile te Beratit dhe nuk me kthen pergjigje. Keshtu do jete shrbimi juaj ?!

      Përgjigjjuni
      1. r
        rrema

        O "pensionist i porcelanit" nuk eshte problemi se sa pensioniste kane celular.. problemi eshte se shumica e te moshuarve nuk jane ne gjendje qe te integrohet me kete teknologji. Eshte e pa diskutuzhme qe nuk duhen mbyllur teresisht keto zyra sepse pensionistat nqse. per nje certifikate ne zyre do te paguante 50 lek tani do te paguaj 1000 lek.... Mos fluturoni me presh...

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje