
Pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë, ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj ka folur dhe për rëndësinë e shërbimeve digjitale.
Pyetjes se si do të marrin shërbimet online mosha e tretë, të cilët e kanë të vështirë për t’i aksesuar këto shërbime apo ajo kategori që nuk e disponon një aparat teknologjik, Ibrahimaj tha se çdo institucion do të ketë në dispozicion Call Center, gjithashtu dhe bashkëqeverisja do të angazhohet në këtë shërbim me qëllim që t’i japë të gjithë këshillimin atyre përfituesve të shërbimeve online që të mos ketë problematika.
Pyetje: Shërbimet online në fakt janë diçka e mirë për shumicën e popullsisë shqiptare, por nga ana tjetër si mund të ia bëjnë dhe si do të ia bëjnë mosha e tretë e cila ka vështirësi për të aksesuar këto shërbime online nëpërmjet aparatit celular dhe si mund të ia bëjnë të gjithë ata persona që nuk e disponojnë një apart teknologjik për të arritur drejt këtyre shërbimeve?
Delinda Ibrahimaj: Ka qenë një nga shqetësimet tona sepse dhe mosha e tretë por edhe kategori të tjera të cilat nuk janë të njohura me shërbimet digjitale mund të kenë problematika të ngjashme. Çdo institucion do të ketë në dispozicion Call Center, gjithashtu dhe bashkëqeverisja do të angazhohet në këtë shërbim me qëllim që t’i japë të gjithë këshillimin atyre përfituesve të shërbimeve online që të mos ketë problematika në marrjen e shërbimeve.
Gjatë fjalës së saj, Ibrahimaj deklaroi se në Këshillin e Ministrave është miratuar një program që dikton politikat e punësimit dhe do t’i shërbejë të gjithë punëkërkuesve.
Delina Ibrahimaj: Ne kemi miratuar në Këshillin e Ministrave një program që ka kosto rreth 8 milionë euro që dikton politikat e punësimit dhe do t’i shërbejë të gjithë punëkërkuesve të papunë me qëllim për të përmirësuar nivelin e tyre.
Kesaj qe thote kjo eshte futja kot..... Po i merni ne qafe te moshuarit mir qe pensionet jane skandaloze por tani per nje certifikate qe merej me 50 lek tani duhet te paguajne ne keto qendra nga 1000 lek.... O QIVERI JETO ME KEMBE NE TOKE...
ka video shpjeguese ne facebook https://www.facebook.com/www.levizalbania.al/videos/760170588301168
Kjo eshte out fare....po dhe Franca nuk I heq sportelet per 100 arsye ....po kta kaq dine...vetem nxitojne ...do I kthejne prape si cdo gje.....yrysh perpara...shikon enderr piktori dhe oburra.....
Nje nga injorantet e prurjes Rama ,vetem duke folur kjo nxjerr "flori "nga goja