
Prokurori i Durrësit Arian Ndoja i Prokurorisë po përballet këtë të premte, më 29 prill, me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Olsi Komici, Xhensila Pine dhe Firdes Shuli.
Arian Ndoja përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2002 dhe punoi fillimisht si prokuror në Prokurorinë e Durrësit. Në vitin 2004, Ndoja u largua nga prokuroria dhe punoi si avokat deri në vitin 2008, kur u rikthye në sistem.
Në nëntor të vitit 2019, Ndoja mbeti i plagosur gjatë një atentati me armë të ndodhur në autostradën Durrës-Tiranë, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Shkozetit”, ndërsa po udhëtonte sipas policisë në shoqërinë e një personi me precedentë penalë.
Pas atentatit, KLP kërkoi hetim disiplinor ndaj Ndojës për sjellje që bien në kundërshtim me statusin e magjistratit. Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.
Në deklarimin për të herë të parë në vitin 2003, prokurori Arian Ndoja deklaronte pasuri me vlerë 200 mijë lekë, ndërsa në fund të vitit 2016, pasuria e tij familjare kap vlerën e 129.9 milionë lekëve, duke shënuar një rritje me 649 herë.
Në fund të vitit 2016, Ndoja zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 44.8 milionë lekë, sende me vlerë të veçantë prej 21.5 milionë lekësh, likujditete bankare prej 12 milionë lekësh, automjete me vlerë 8.5 milionë lekë si dhe kursime në cash prej 633 mijë lekësh.
Ndoja deklaron gjithashtu huadhënie me vlerë 42.2 milionë lekë si dhe pjesë në kapital prej 40 mijë lekësh.
Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 142.8 milionë lekë, nga të cilat 73% kanë si burim aktivitetin privat të Ndojës dhe bashkëshortes së tij. Të ardhurat nga paga të subjektit dhe familjarëve zënë 10% të totalit, ndërsa të ardhurat nga shitja e pasurive të paluajtshme gati 9%.
Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 12 vite, dy prej deklaratave rezultojnë me probleme.
Subjekti Arian Ndoja gjatë periudhës deklaruese 2004-2016 rezulton me burime të pamjaftueshme financiare në dy vite; në vitin 2010 në shumën 10,376,166 lekë dhe në vitin 2016 në shumën 31,396,034 lekë.
Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi një sërë “flamujsh të kuq” që lidhen me huadhëniet dhe transaksionet me pasurinë.
Subjekti Arian Ndoja ka shkëputje nga detyra nga viti 2004 deri në vitin 2008 dhe ne deklarimin Para Fillimit të vitit 2008 deklarohet pasuri e shtuar në vlerën 86,851,831 lekë (konvertuar me kursin e vitit), me burim financiar të ardhurat nga ushtrimi i aktivitetit të avokatisë në total 750,000 euro.
Në deklaratën Para Fillimit të Detyrës 2008 deklaron huadhënie me kontratë noteriale një personi fizik në shumën 75,000 euro. Po ashtu në vitin 2016, i jep hua pa interes kushëririt 88,000 euro si dhe 163,855 euro me kontratë noteriale për huadhënie shoqërisë “Artel 04” dhe një shtetasi.
Në vitin 2016 subjekti ka nënshkruar një deklaratë noteriale për detyrim monetar në shumën 159,520 euro nga shtetasi me inicialet F.B. për shkak të mospërmbushjes së detyrimit sipas kontratës së porosisë.
Bashkëshortja e subjektit në vitin 2012 deklaron të ardhura si juriste në shoqërinë “Rafaelo 2”, e njëjta shoqëri me të cilën në vitin 2016 nënshkruhet kontratë sipërmarrje për njësi shërbimi dhe apartamente në Shëngjin. Objekti i kësaj kontrate sipërmarrje është i paqartë, pasi i referohet kontratës së vitit 2015, por në deklaratën Periodike/Vjetore 2015 nuk ka të dhëna lidhur me këtë investim.
Në vitet e mëparshme përmenden kontrata shpëmbimi dhe kontrata dhurimi në emër të bashkëshortes, por është e pamundur të bëhet lidhje logjike e transaksioneve me pasuritë e paluajtshme për shkak të informacionit të paplotë.(BIRN)
Mos harroni se përveç punës Ndoja as ka për t'u ndëshkuar dhe as ka për të paguar ndonjë lek si kompesim për ata persona që ju ka shkatrruar jetën me vendimet e tij.
Haha ky qenka tamame si Ed Rame Erdogani, Sali Berisha dhe ilir Meta të rroje drejtsija
Ala sot ,kur kane dale hapur dhe perjashtuar nga Bordellua e Drejtesise me shume se 1/2 e FakeJuristeve - Prokurore Gjyqtare etj , shqiptaret ,Bordellua Medie , nuk ka reaguar asnjiher ,ta vendose nen Fokus kte Bande Mafizesh ,e cila ne vetvehte Ka qen dhe vazhdon te veproje si nji Krimi i Organizuar Mafioze (shif Arben Kraja ne krye te Spak - arratisja ne Itali e ishProkurorit te Pergjithshem Llalla - organizuar nga Mafiozet e Krimit te Organizuar qe i shitet popullit shqiptare per "Drejtesi" _ Vilat -Hotelet - Firmat - Jahtet - Dyqanet - Tokat -Plazhet -qe zoterojne te gjithe Banda e Krimit te Organizuar -fshehur pas titujve Fallso -Prokurore -Gjykates -qe i kan Shumfishuar Pasurite e tyre Familjare jo si ky Prokurori i Krimit ,me 700% por me 2000% dhe nji nga ata e keni ne Lalz Arben Kraja - Vila e te cilit eshte perkarshi Vilave te Krimit te Organizuar Politike - dy kapobandave te Krimit POlitike dhe frymezuesit e Krimit e Korrupsionit ne Shqiperi - salih berisha dhe ilir meta !!!!!!!!!!!!! -- Pellitet per Shtet Ligjore e funksionim te Shtetit dhe Drejtesi ,pooooor nuk ka pasur ne media e TV asnjiher nji Analize se kjo Fake Drejtesia eshte Apokalipsi i Shtetit Shqiptare . Kjo Drejtesi ka minuar e sabotuar ndertimin e nji Shteti Ligjore sepse te gjithe kan qen pjes e Bandes Politike dhe Krimit te Organizuar ne kto 30 -vjet dhe askush nuk ka Drejtuar Gishtin ke ky KANCER i Shtetit Shqiptare , qe e kan perdorur kte popull ne kto 30-vjet si skllave ,si te burgosurit ne Guantanamo duke e keqtrajtuar ne cdo te Drejte ,duke i tjetersuar Pronat te drejten per te jetuar si Njeri dhe Drejtesi duke rjepur te gjalle !!!!!!!!!!!!!!!! Perse Hesht Parlamenti ,Politikanet ,qeverritare nderkohe qe i dine te gjitha ?!!!!!!!!!!! Mir Prostituta medie ,qe eshte vegel e Mafies se Putanave te ktij vendi
Ketije mostre duhet Jo varie por lidhur per gjuhe dhe dhe prangat ! Jane kaq te koruptuar! Ky birbo duheshin vene prangat e cura 313 Kjo nuk e le te ecin prepara?
Dmth cdo vendim i ketij do rishikohet? Dhe cdo vendim i cdo kujt qe eshte perjashtuar nga drejtesia. VK. Shtet vari lesht.
Dhe me e keqja eshte se kur shikon qe ketyre njerezve nuk ju ndodh asgje eshte tallja me e madhe qe i behet popullit qe ka vuajtur prej vendimeve kriminale te tyre dhe do vazhdoje te vuaje me shekuj!Edhe pushkatimi nuk i lan gjynahet!
Mos beni llogari se këta janë hajdutë të korruptuar dhe në shërbim të mafjes dhe korrupsionit.
Ju qifsha drejtesine. Me aq lek qe kane bere nuk unha palla se i largoni nga puna. Sekuestroni leket dhe pasurite e tyre pse ropt ju dhe drejtesise se re.
Formula dihet se si iu fryne llogarite bankare ......ia dhe i vellai ne emigracion .... e kan mesuar vjeshen permendesh te gjithe hajdutet dhe te implikuarit ne korupsion ...parate na i dhe vellai ne emigracion , thua se vellai u cqep ne para ne Greqi , Itali dhe anembane .....keshtu eshte kur ja shtet vari qillon , dergo dokumenta se me cfare pune ben vellai ne shtein Europian dhe mer dokumentin perkates per pak minuta me e mail , dhe cdo gje zgjidhet.....kuptohet fare qarte qe nuk duan , nuk duan , se po te donin i kapnin dhe i rasnin brenda .....kedo Ndoja dhe kedo LLalla . rsini brenda o plera , rasini brenda se po mbani peng nje komb te tere , keto shikojne te huajt partneret tane , qe ne bejme sikur duam te ndryshojme cdo gje , dhe te behemi shtet per se mbari , dhe ata bejn sikur duan te na futin ne famijen e tyre , ne EU ....kuptohet besoj se ku eshte difekti ose faji ??? Te vetja jone , keshtu thosh dhe Konica dikur , shqiptaret , te keqinjte e vetes se tyre .....
Çohu bre Enver dhe beju vleresimin ketyre. ........si din ti vete tua besh.
o qyp bej thirrje te gjalleve jo te vdekurve. trupeshk.
vend arabesh
Ilaci eshte sekuestrim pasurie. Ceshte kjo i heqin nga puna dhe keta shijojn miljardat e vjedhur.