FOTO: Ky është 38 vjeçari i vrarë në Sukth, në Holandë hetohej për trafik droge

27 Shtator 2023, 16:10Kronika TEMA

FOTO: Ky është 38 vjeçari i vrarë në Sukth, në

Një atentat është regjistruar rreth 30 min pas mesnatës në Katund Sukth të Durrësit. Fatjon Dervishi, personi që shihni në foto është vrarë me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar. Ai ndodhej në automjet bashkë me një shokun e tij. 

Në një njoftim të policisë të shpërndarë sot mësohet se në momentin kur ka ndodhur atentatit ai ka qenë i ulur në sediljen e shoferit. Nga verifikimet e deritanishme të kryera në koordinim me homologët holandezë, ka rezultuar se shtetasi Toni Dervishi ka qenë hetuar në këtë shtet, për trafikim të lëndëve narkotike.

Grupi hetimor dyshon se autorët i kanë mbajtur dy miqtë nën survejim dhe kanë qëlluar me breshëri plumbash me automatik, në momentin kur viktima ka ngadalësuar shpejtësinë për shkak të rrugës së amortizuar.

2 janë pistat kryesore në të cilat janë përqendruar hetimet. Njëra prej tyre është ajo e hakmarrjes, ndërsa tjetra ka të bëjë me një biznes që viktima ka në Gjermani.

Atje ai jetonte me një shtetase rumune, me të cilën ishte martuar me letra fiktive e kishte 2 fëmijë dhe dyshohet se kishte një biznes të jashtëligjshëm.

1 Komente

  1. P
    Patronazhisti sufllaqexhi

    Kishte 2 femijë por ishte martuar me letra fiktive?!! Nga e dini që jane letra fiktive dhe 2 fëmijët i gjeti te kishin i lagjes??

    Lini një Përgjigje