FOTO: Vritet shqiptari në Mal të Zi, anëtar i një grupi kriminal

27 Shkurt 2024, 10:50Kronika TEMA
FOTO: Vritet shqiptari në Mal të Zi, anëtar i një grupi

Anëtari i një grupi të organizuar kriminal ka mbetur i vrarë këtë mëngjes nga të shtënat me armë zjarri në Tivar.

Sipas medias vendase, “Vijesta”, viktima është Edmond Mustafa, por identiteti nuk është konfirmuar ende nga Policia. Kjo e fundit ka ngritur postblloqe në të gjithë qytetin dhe është në kërkim të një ose më shumë autorëve.

Dëshmitarët okularë nga restorantet në rrugën Maršala Tita thanë se dëgjuan disa të shtëna. Bashkë me viktimën, sipas tyre ishte edhe një grua. Më pas, sulmuesi u largua me motorçikletë.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që kanë nisur hetimet.

 

Lini një Përgjigje