“Gërdeci”, kush janë dy dëshmitarët, që refuzuan të flasin para gjykatës

27 Dhjetor 2023, 11:27Kronika TEMA
“Gërdeci”, kush janë dy dëshmitarët, që

Dëshmitarët Jorgo Mino, ushtarak dhe Ndue Marku jurist, të thirrur si dëshmitarë nuk pranuan të dëshmojnë. Ata ushtruan të drejtën e tyre për të mos dëshmuar, si të bashkëpandehur. Mino dhe Marku kanë qenë të pandehur në procesin e parë të dosjes “Gërdeci”. Ndërkohë, seanca e radhës u la më 10 janar, në orën 9:00.

Kujtojmë se, sot u thirrën për të dëshmuar në lidhje me këtë dosje edhe ish-ministri Fatmir Mediu dhe Shkëlzen Berisha. Vetë Mediu ka folur pas seancës së të mërkurës në gjykatë ku theksoi se Shkëlzen Berisha nuk ka asnjë lidhje me të në këtë proces të rihapur. Ai u shpreh se kjo është një lojë tërësisht mediatike.

Ndërkohë, pas daljes nga Gjykata Kundër Krimit të Organizuar, ku u zhvillua seanca për çështjen Gërdeci, Shkëlzen Berisha iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve për përmendjen e emrit të tij për 15 vite me radhë, si i përfshirë në këtë tragjedi.

Djali i ish-kryeministrit të asaj kohe, insistoi se çështja është politizuar, dhe kjo gjë nuk ka ndihmuar në zbardhjen e saj. Më tej, djali i ish-kryeministrit me një përgjigje gjithëpërfshirëse shpjegoi dhe lidhjet e tij me ish-ministrat Mediu, Bumçi dhe biznesmenin Delijorgji dhe marrëdhëniet me ta.

Shkëlzen Berisha insiston se është mik me ish-ministrat në fjalë dhe telefonatat që ka pasur me Mediun pas shpërthimit në Gërdec kanë qenë për çështje personale, ndërkohë që Delijorgjin shpjegon se e ka njohur si biznesmen.

11 Komente

  1. d
    deda

    shtypi i (pa) varur pse se pyeti se çfar lidhje kishte me devirolin i cili u dënua në amerikë

    Përgjigjjuni
    1. n
      noci

      E sakte!Ky shtyp i sotem kane lyer gishtat me gakun e te reneve ne Gerdec e per rrjedhoje nuk kane goje te pyesin!Ky ishte rregjimi Berishjan !Pastaj keta qe perfaqesojne shtypin sot treçereku ka marre diploma false ndersa çereku para kesh prej familjes mafioze!

      Përgjigjjuni
      1. M
        Muja

        Jo vetem shtypi Noc por edhe drejtesia qe thote qe deshmimtaret kane vdekur e per rrjedhoje eshte gjyq i veshtire se nuk ka prova te mjaftueshme,nderkohe qe minimumi kupola e MMbrojtjes duhet te ishte kryer burgimin se bashku me "Sypeshkaqenin ",fale ky mosndeshkim dhjemokracise qe instaluan miqte tane ketu e 32 vite per te realizuar tjeter plan por qe iu doli huq!

        Përgjigjjuni
      2. P
        Populli i fyer e zemeruar

        Nese drejtesine nuk e ben dot SPAK dhe drejtesia e re... Kush mbetet ta beje me keta horra te PESHTIRE... Mediu i pari?!

        Përgjigjjuni
      3. Z
        Zaza

        Zeni bente telefonata mediut bumcit e delijorgjit pasi plasi ne gerdec te bente kalceto per nxehmje Turp spaku fle gjume Zeni i prano

        Përgjigjjuni
        1. N
          Noci

          Eshte ekzakt nje veprim mafioz,ku te gjithe e dijne ngjarjen si ka ndodhur,por vetem per te mbrojtur pikën kryesore,djalin e kryeministrit,te gjithe genjejne.Kur u denua Tahiri pa patur nje shkak dhe fakte,i liruar nga Prokuroria Italiane si i pafajshem,po denohet Koka per shperdorim detyre pa futur asnje lek ne xhep,duan te fusin ne burg Beqen sepse ka vene firme ne sterilizimin e famshem i cili ka bere revolucion ne spitale,ka ndihmuar pacientet dhe mjeket,por sipas tyre i parazgjedhur dhe del Mediu e thote jam i pafajshem kur jane vrare 26 veta dhe jane plagosur 300 te tjere.Nganjehere ka te drejte Rama kur thote se po denohet nje krah e tjetri jo .Keta kane vrare e kane dale te lare,nuk them te mos denohet korrupsioni ,bile rende se Enveri i pushkatoi te zyrtarët hajdute,por jo te shohim perseri ne parlament Berishen,Mediun etj ashtu si po dalin jashte te majtet

          Përgjigjjuni
          1. T
            Trotski

            Zen Sypeshkaqeni vinte cdo nate ke shpia e Medi trafikantit dhe e perditesonte me ngjarjen.Loja e Mediut per ta anashkaluar Zenin nga Ngjarja eshte shperblyer me mandatet e Ministrit dhe te deputetit,Duhen shtrenguar keta edepseze te refejne poshtersite e tyre. Ata kane ne kurriz 26 te vraret ne Gerdec. Drejtesia e Re duhet ta zhbiriloje mire e ti penalizoje keta Kriminele qe jane pasuruar me Pare Gjaku.

            Përgjigjjuni
            1. T
              Trotski

              Teresisht dakort me Komentuesin Noci.Duhet SPAK ta zhbiriloje mire e thellesisht Ngjarjen .Duhet thirur urgjentisht te deshmoje ish shefi i shtabit Gjeneral Luan Hoxha.Dihen boterisht bemat e zen sy peshkaqenit. Po vrasjen e Kosta Trebickes ??? Ka shume gjera qe lane anash kaluar.medi trafikantit i duhet shtuar dhe nje Akuze :Per Deshmi te RReme "Ai gjithnje e ka mbuluar zen sy peshkaqenin dhe per kete veprim eshte shperblyer nga sali Kerma.

              Përgjigjjuni
              1. K
                Koli

                Çja rruen bolet Zenit Av Bythqimi av Rota i karit me Çorapen e Rames

                Përgjigjjuni
                1. s
                  sali

                  Jorgo mino ka qene nje ish officer i shkreti ka zbatuar urdherat e ministrit maskara .Dhe si perfundim kur u be gjyqi u denuan disa oficera te varfer qe zbatonin urdherat e punonin per buken e gojes ,dhe pronaret e drejtuesit e kesaj masakre levizin te lire

                  Përgjigjjuni
                  1. r
                    rrofte Mediu dhe ZenSyPeshkaqeni

                    Vetem KANUNI mundet me vene DREJTESI per GERDECIN.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje