Zbardhet dëshmia e Shkëlzen Berishës në gjykatë ku vijoi procesi për Fatmir Mediun i akuzuar për shpërdorim detyre lidhur me tragjedinë e Gërdecit.
“2007-2008 kam punuar disa muaj në kompaninë “Eagle Mobile”. Kam qenë jashtë Shqipërisë kur ka ndodhur ngjarja. Ose nëpërmjet medias ose nëpërmjet familjarëve e kam mësuar ngjarjen. Me Aldo Bumçin njihem. Kam marrëdhënie miqësore për shkak të përfshirjes në politikë.
Që prej 2004 e njoh. Bisedat me të kanë qenë personale. Nuk kemi patur biseda për ndonjë VKM. Nuk njoh njeri as kush e ka shkruar as kush e ka marrë faksin. Nuk kam bërë asnjë padi por jam në dijeni se Bumçi e ka bërë një të tillë.
Me Mediun njihem prej 1994. Kam marrëdhënie personale e miqësore. Nuk kam patur biseda për demontim me Mediun. Kam patur një bisedë me Mediun ditën e ngjarjes, ka qenë bisedë personale për sëmundje (një anëtar i familjes së tij). Nuk kam patur zhvilluar bisedë tjetër përveç kësaj.
Mihal Delijorgjin e njoh si sipërmarrës. E kam takuar vetëm një herë në 2008, pasi një klient donte të blinte një objekti te kompleksi i tij. Për këtë çështje kam patur disa telefonata me të. Nuk e dija se me çfarë merrej konkretisht Delijorgji. 44 telefonata nga janari deri në mars, nuk kanë qenë telefonata për aktivitetin e tij në Gerdec.
Mihalin e mora në telefonj kur ndodhi shpërthimi, për shkak se një familjar më kërkoi të interesohesha për shpërthimin pasi dikush i familjes së tij punonte aty”, mësohet të jetë shprehur ai.
Sakaq pyetjes së SPAK lidhur me telefonatat e bëra me Fatmir Mediun, asokohe ministër i Mbrojtjes, pas shpërthimit, Shkëlzen Berisha thotë se ka biseduar me të vetëm për çështje familjare.
“Nuk mbaj mend ndonjë bisede me Mediun pas ngjarjes përveç çështjeve familjare”.
Diten qe u hodh ne ere Gerdeci ministri i mbrojtjes dhe djali i KM flisnin per nje familjar qe e kish "zene" gripi. Ja pra arsyeja e dhjetera telefonatave midis personazheve te implikuar ne Gerdec. Thjesht per kuriozitet duam te dime si u be personi i semure , u sherua apo e zuri valà e Gerdecit ?
Me Bumçin foli per gjera elektorale (pra shfrytezon zyrat e shtetit, ministrine e drejtesise, per qellime zgjedhore, ate zyre ku pa dashje doli edhe faksi i Gerdecit per Shkerdheni) Me Mediun foli per gjera personale (menjehere pas shperthimit flasin per gjera personale, per shendetin e nje te afermi te Mediut, kur Mediut ne ate cast I luante tepeleku i kokes per ate qe kish ndodhur atje, dhe ky kishte burrin e tezez, ate qe nuk e njihnin deri sa ja treguan gazetaret….. Mehmetin…… Me Delijorgjin foli per gjera familjare (kur u pyet fillimisht ky tha qe nuk e njihte) Edhe gomari veshtire ta besoje qe nuk njeh nje njeri qe e merr ne telefon sapo shperthen Gerdeci, e me pas ky person del pronari I Gerdecit. Ky ishte jashte shtetit kur dikush nga familja i thote qe te flase me Delijorgjin per ate qe nuk e njihnin …… burrin e tezes. Le te shikohet kush e ka marre ne telefon, dhe te vertetohet se ky edhe ne Kete rast GENJEN.
Kemi lexuar shume artikuj per burgosie,sekuestrim pronash e llogari bankare etjera e tjeta.Keta kriminel te krimit te organizuar e kane pranuar krimin.Apo??.
Delijorgjin e ka takuar vetem nje here...dhe dikush I thote ta pyese Delijorgjin per shperthimin...nga e dinte ky qe ata njiheshin ??? Sikur nnncuk !