Gjeti trupin e pajetë të 9-vjeçares në Bunë, flet i tronditur peshkatari: Po gjuaja peshk, kur e pashë në fund të pyllit

5 Maj 2024, 17:10Kronika TEMA

Gjeti trupin e pajetë të 9-vjeçares në Bunë, flet i

Peshkatari Safet Hasani, i cili gjeti në lumin Buna trupin e pajetë vajzës 9-vjeçare, ka treguar shkurt se ka qenë duke peshkuar kur ka parë trupin e të miturës.

Ai ka deklaruar se e ka gjetur në ujë, në një zonë të pyllëzuar.

“Ishte atje poshtë në fund të pyllit. Isha duke gjuajtur për peshk, vetëm kur e pashë….”, tha peshkatari i tronditur nga ngjarja.

Vajza 9-vjeçare është vetëmbytur bashkë me nënë, motrën dhe vëllain, pas dhunës barbare që dyshohet se ushtronte babai i tyre, Ergys Azarri.

Trupat e nënës me dy fëmijët e tjerë nuk janë gjetur ende, ndërsa kërkimet e polumbarëve janë duke vijuar.

Lini një Përgjigje