U gjet e mbytur në lumin Buna, Policia: Nuk janë konstatuar shenja dhune në trupin e 9-vjeçares

5 Maj 2024, 14:03Kronika TEMA
U gjet e mbytur në lumin Buna, Policia: Nuk janë konstatuar shenja

Policia ka njoftuar se nga këqyrja paraprake e trupit të 9-vjeçares e cila u gjet e pajetë në lumin Buna, në prani të ekspertit mjeko-ligjor, nuk janë konstatuar shenja dhune.

E mitura dyshohet se u vetëmbyt së bashku me të ëmën, Alma Arrazin, motrën e saj 8-vjeçare dhe vëllain 2-vjeçar.

Këta të fundit nuk janë gjetur ende, ndërsa kërkimet nga polumbarët vazhdojnë.

Lini një Përgjigje