Zbulohen dy parcela me kanabis në Krujë, arrestohet 39 vjeçari

5 Maj 2024, 12:37Kronika TEMA
Zbulohen dy parcela me kanabis në Krujë, arrestohet 39 vjeçari

Një 39-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka kultivuar bimë narkotike në dy parcela në pyllin e fshatit Picrragë.

39-vjeçari i identifikuar me inicialet D.S. u filmua nga dronët e policisë teksa mbillte 23 bimë narkotike kanabis.

“Si rezultat i tij u arrestua në flagrancë shtetasi D. S., 39 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike".


Ky shtetas, ka kultivuar bimë narkotike në dy parcela në pyllin e fshatit Picrragë, Krujë. Gjatë kontrollit në këto parcela, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 23 bimë të dyshuara narkotike kanabis”,-njofton policia. 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

Lini një Përgjigje