Plas sherri te terminali i autobusëve në Fier, plagoset me thikë një person, arrestohet autori

5 Maj 2024, 14:15Kronika TEMA
Plas sherri te terminali i autobusëve në Fier, plagoset me thikë

Një person ka mbetur i plagosur me thikë mesditën e së dielës në Fier.

Policia tha se ngjarja ndodhi rreth orës 11:30, tek terminali i autobusëve në Mbyet, Fier, ku dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi A. L. 50 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin K. L., rreth 40 vjeç.

Nga ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë, është bërë e mundur kapja dhe shoqërimi në Komisariat, i shtetasit A. L., me të cilin po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Ndërkaq, i dëmtuari është transportuar në spitalin e Fierit, ku po merr ndihmë mjekësore.

Lini një Përgjigje