Greqi/ Shqiptari dhunon brutalisht gruan, kërcënon me armë djalin e mitur: Nëse flet do të vras

11 Qershor 2024, 12:06Kronika TEMA
Greqi/ Shqiptari dhunon brutalisht gruan, kërcënon me armë djalin

Një shqiptar në Greqi ka dhunuar brutalisht gruan dhe ka kërcënuar me armë djalin e mitur.


Ngjarja ka ndodhur të shtunën e 8 qershorit në fshatin Rizomylos të Magnezisë, teksa burri u kthye i dehur në shtëpi.

Fillimisht ai ka qëlluar gruan me grushta dhe shqelma dhe më pas i është drejtuar djalit që të mos mbante anën e nënës.

“Nëse flet do të të vras”, i tha dhe i drejtoi armën fëmijës së tyre të tmerruar, shkruan prothotema.gr.


Gruaja ka mundur që t’i shpëtojë burrit dhe së bashku me fëmijën ka shkuar në polici.

Oficerët kanë bërë të mundur arrestimin e tij, i cili akuzohet për veprat penale: sulm seksual, dhunë në familje, rrezikimin e një të mituri, mbajtje pa leje e armës së gjahut dhe municionit.

Sipas informacioneve ai ndodhet ilegalisht në vendin fqinj.

1 Komente

  1. j
    janullatos bolethithesi

    ptuuu ! starfullah ! bin jezit laversun !

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje