I arrestuar për blerje votash, mbahet sot seanca për ndryshim mase ndaj Fredi Belerit! E pranishme në gjykatë edhe ambasadorja greke

18 Shtator 2023, 09:35Kronika TEMA

I arrestuar për blerje votash, mbahet sot seanca për ndryshim mase

Këtë të hënë (18 shtator) është duke u zhvilluar seanca gjyqësore në Apelin e Posaçëm për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës Fredi Beleri, i arrestuar për shitblerje votash.


Beleri kërkon ndryshimin e masës së sigurisë ‘arrest me burg’. E pranishme në gjykatë është edhe ambasadorja greke, Kostandina Kamitsi.

Fredi Beleri u arrestua në flagrancë dy ditë para zgjedhjeve lokale dhe vijon të mbahet në burg edhe pasi doli fitues në garën e 14 majit, nën akuzën për korrupsion në zgjedhje. 

Kryeministri Rama vazhdimisht është shprehur se çështja Beleri i takon vetëm drejtësisë. Gjatë Asamblesë Kombëtare të PS-së, ai tha se nuk ka asgjë për të diskutuar me palën greke në lidhje me këtë çështje sepse pala greke nuk dëgjon asnjë koment por vetëm këmbëngul duke rënë ndesh me ligjet tona.

1 Komente

  1. .
    .

    Qeveria Rama eshte ne panik, prandaj detyrohet te perdor cfardo genjeshtre qe te mashtroj Shqiptaret, sepse me Greke e ka te veshtir. $$$$$$$$ Ju rikujtoj disa genjeshta vulgare. 1. Nu ka flagranc per arrestimin e Belerit. 2. Beleri eshte I akuzuar dhe jo I denuar, grabitja dhe izolimi I tij esht I jashtligjshem. 3. Ne syt e Greqis Beleri nuk perfaqeson personin Beleri, por padrejtesit e haura dhe te vazhdushme qe Shqiperia I bene minoritetit. 4. Gjykata nuk eshte e pa varur, por ndikohet nga politika, ju kujtoj rastin ekstrem dhe unik, ku Ed Ebu Ramy me urdher te Erdogan dhe pa asnje urdher aresti "paketoj" 4 profesorat Gjylenist dhe I "postoj" tek Sulltani.

    Lini një Përgjigje