Policia dhe RENEA blindojnë Vlorën: Shoqërohen pesë persona, sekuestrohen edhe armë

17 Shtator 2023, 22:28Kronika TEMA

Policia dhe RENEA blindojnë Vlorën: Shoqërohen pesë persona,

5 persona janë shoqëruar ndërsa 2 pistoleta janë sekuestruar nga forcat RENEA në Vlorë mbrëmjen e kësaj të diele (17 shtator). Burime për gazetarin e Report Tv, Armand Xhelili bëjnë me dije se RENEA kreu kontrolle në disa zona të qytetit të Vlorës, ndërsa 5 personat i ka shoqëruar në bulevardin Vlorë-Skelë. Siç shihet nga pamjet e siguruara kësaj zone i është vënë shiriti.

5 të shoqëruarit e armatosur u kapën në një lokal, ndërsa ishin survejuar nga agjentët civilë, më të cilët edhe u konfliktuan.

Krahas forcave RENEA edhe blutë e Vlorës në bashkëpunim me FNSH janë duke kryer kontrolle në saj të megaoperacionit antidrogë ‘Tempulli’. Në saj të këtij operacioni nga u lëshuan 90 urdhër-arreste janë ekzekutuar 69 dhe 21 janë ende në kërkim.

1 Komente

  1. V
    Vranakonti

    Bravo i qoft policise se shtetit qe po kryen detyren ne menyre te shkelqyer dhe me profesionalizem. Me kete pune te shkelqyer po shton respektin,dashurine dhe besimin e popullit te polcia. POICIA TE MOS DEGJOI GERRMUQIN PETRIT VASILIN POR TE VAZHDOI PUNE E SAJ.

    Lini një Përgjigje