I dehur në timon, shoferi merr para makinat e parkuara në Tiranë. Plagosen 2 këmbësorë, mes tyre një polic

12 Shtator 2023, 15:40Kronika TEMA

I dehur në timon, shoferi merr para makinat e parkuara në Tiranë.

Dy persona mbetën të lënduar, ndërsa 3 makina u dëmtuan këtë të martë në rrugën dytësore në Kashar.

Protagonist i kësaj ngjarjeje është një 49-vjeçar i cili i jepte makinës në gjendje të dehur. Fillimisht ai përplasi një makinë të parkuar. Por nuk u ndal dhe vijoi të lëvizte me makinë duke përplasur edhe dy mjete të tjera, gjithashtu të parkuara.

Të lënduar mbetën edhe 2 këmbësorë që ndodheshin pranë këtyre makinave, një punonjës policie dhe një grua, të dy 48 vjeç.

Shoferi u largua nga vendi i ngjarjes, por u arrestuar më pas nga policia. Ai iu nënshtrua edhe testit të alkoolit dhe rezultoi se ishte në gjendje të dehur.


“Më datë 12.09.2023, në rrugë dytësore, në Kashar, shtetasi Ç. K., 49 vjeç, duke drejtuar automjetin, është përplasur me një automjet të parkuar.

Më pas drejtuesi i mjetit ka vazhduar lëvizjen, dhe është përplasur me dy automjete të tjera të parkuara. Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar shtetasit A. G., 48 vjeç, (punonjës Policie), dhe shtetasja A. Ll., 48 vjeçe, të cilët ndodheshin në këmbë në afërsi të automjeteve. 

Drejtuesi i mjetit, shtetasi Ç. K., pas shkaktimit të aksidentit, është larguar nga vendi i ngjarjes dhe është kapur më pas nga shërbimet e Policisë. Pas kryerjes së testit të alkoolit, rezultoi se shtetasi Ç. K., drejtonte automjetin në gjendje të dehur, prova e parë 0.89 mg/l, dhe prova e dytë 0.87 mg/l. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

1 Komente

  1. N
    Niku

    Jo vetem ky qe duhet brenda, por futni brenda edhe ata te lokalit qe i dhane per te pire. Vjen qe moment qe robi ka pire dhe s'di sa mund te mbaje, por baristi per ate pune eshte aty. Te menaxhoje situaten, t'i jape per te ngrene, te therrase nje taksi qe ta marre, etj. Ne Amerike, nese dikush del nga restoranti i dehur dhe shkakton aksident, restoranti eshte ne faj. Te heqin licensen e alkoolit po qe se e perserit.

    Lini një Përgjigje