I morën 50 mijë euro drejtoreshës së biznesmenes së njohur, arrestohet bashkëpunëtori i tretë i 'supermashtruesit' Florian Gjergji

1 Dhjetor 2023, 12:19Kronika TEMA
I morën 50 mijë euro drejtoreshës së biznesmenes së

Policia e Tiranës arrestoi sot (1 dhjetor 2023) bashkëpunëtorin e tretë të Florian Gjergjit në realizimin e skemës së përvetësimit të 50 mijë eurove përmes mashtrimit ndaj biznesmenes Vilma Nushi.

Në pranga ra Kristjan Lukaj, 29 vjeç, banues në Shkodër. Ndërsa pak ditë më parë u arrestuan Albert Gjini e Rudor Balla.

Operacioni u kodua “Repeat”.

"Ky shtetas dyshohet se ka bashkëpunuar me shtetasit Albert Gjini dhe Rudor Balla (të arrestuar) dhe me shtetasin F GJ. (në kërkim), për t’i marrë shumën 50 000 euro, një shtetasi, nëpërmjet mashtrimit, duke u prezantuar si përfaqësues të një personi publik" informoi Policia e Tiranës.

E ndërsa policia arriti të arrestojë edhe këtë herë bashkëpunëtorët, rrjetës i ka shpëtuar sërish i dyshuari si koka dhe organizatori i këtij mashtrimi, Florian Gjergji i cili mendohet se jeton në Gjermani dhe nga atje përgatit skemat për të grabitur paratë e biznesmenëve

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua 1 celular. 

Si ndodhi mashtrimi

Të arrestuarit, Albert Gjini dhe Rudor Balla dhe Kristjan Lukaj kanë komunikuar me një drejtoreshë të biznesit të Vilma Nushit. Mashtruesit, të drejtuar nga Florian Gjergji, i kanë kërkuar drejtoreshës 50 mijë euro, duke iu prezantuar si pronarja e saj.

Ato i kanë thënë që paratë t'i sillte afër qendrës së Tiranës dhe një person tjetër do t'i merrte për llogari të Nushit. Paratë janë dorëzuar dhe autorët janë larguar.

Në momentin që drejtoresha është takuar me Vilma Nushin, është kuptuar që kanë rënë pre e një mashtrimi dhe më pas është bërë denoncim. Krimi Ekonomik ka mundur të identifikoj personat që kanë kryer mashtrimin dhe është sekuestruar një pjesë e parave. Pasi kanë kuptuar mashtrimin është bërë denoncimi në polici.

19 Komente

  1. P
    Peshkaqeni

    Hajdutet vjedhin hajdutet

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fener Zizi

      Maloket jane problemi Shqiprise, Rrace e Ooshter.

      Përgjigjjuni
      1. D
        DMK

        Po ik re bq lulishtje po keta që paguan 50 kujtuan se jan ata me pushtet se kot nuk japin para me thes

        Përgjigjjuni
        1. M
          Maloku

          Nga kamza e lart krejt ca ka veriu qe ju thu malok te shkerdhefshin gjall e te vdek ishalla robqim pa maloket do ishte turk e grek ky popull o moterqir ta dish per nder malokve qe quhesh shqiptar hap e lexo histori kurv muti e dil shkruj mrapa

          Përgjigjjuni
      2. A
        Arbeni

        Mirë ua bëjnë kur gjejnë gra debile.Si ju dhënkan para kesh dhe 50 mij euro të panjohurve ?

        Përgjigjjuni
        1. A
          Administrator

          Eshte rast pa preçedent. Si ka mundesi znj.Nushi te veje ne drejtim te biznesit te saj nje person kaq te papergjegjshem. Me duket lajm fallc, se te pakten e ashtequajtura drejtoreshe dihej ti telefononte pronares. Perralle me mbret, si u dorezohen personave te panjohur 50,000€. E pakta veprimi duhej te behej ne arken e shoqerise. Turp

          Përgjigjjuni
          1. D
            DMK

            Kur jan nga bashkia ministria tunden të gjithë "bizneset" se me paratë e shqiptareve jetojnë

            Përgjigjjuni
            1. A
              Ana

              Kjo tregon sesa te koruptuar jane dhe qarkullimin e parave cash pa dokumentacion shoqerues e kane praktike pune te zakonshme. Respekte per mashtruesin Gjergji.

              Përgjigjjuni
          2. T
            Tony

            "biznesmenes së njohur", hahahaha. Sa nbrapa keni ngelur: shkruhet "businesswoman" nese doni ta shkruani anglisht!

            Përgjigjjuni
            1. M
              Monda

              Kjo tregon se dhe bizneset e medha levizin para jashte bankave dhe mbajne neper sirtare shuma te medha e paguajne ne kesh. Kjo kompani ka pasur raste te tjera te levizjes se parave kesh dhe ra preh e grabitesve qe e dine kete procedure.

              Përgjigjjuni
              1. T
                TURP

                "Duke u prezantuar si pronarja e saj" Shum e ngateruar cfar shkruhet !!!!Si u pareqiska nje hajdut e i thot drejtoreshes "kam porosi nga V.N te me japesh 50 mij Euro e bile te mi sjellesh diku ne qender te Tiranes(ata,hajdutet, paskan telefona te flasin me drejtoreshen e kjo e fundit nuk komunikon dot me Vilmen) !!!!!!! Deri ku shkon budalleku or miq Po kjo Vilma nuk paska telefon qe kjo drejtoresha ta pyes para se te shkoj te hajduti ??? E drejt Arben ,un mendoj se ktu dicka calon se cudia tjeter, esht se u organizoka qe nga Gjermania nga nje Floran kryehajdut PER TE QESHUR E PER TE QAR "barsalet shqiptare"

                Përgjigjjuni
                1. D
                  DMK

                  E thon tani që jane mashtruar se ata hajdutët kanë vajtur në emër të ndonjë politikani se ashtu se ha njeri kaq kollaj me tha pronarja dua 50

                  Përgjigjjuni
                2. H
                  Henk

                  Asgjë nuk kuptohet, kush i mori paratë kujt? "Ato i kanë thënë që t'i sillte paratë në qendër.." Por nëse autorët janë meshkuj, përse "gazetari" (jam i detyruar ta vë në thonjëza fjalën gazetar sepse vetëm të tillë nuk janë) shkruan ato? "Ato" është përemer vetor i vetës së tretë, numri shumës i gjinisë femërore. Duhej shkruar "ata". Apo në rregull e ka shkruar gazetari (ato) dhe e ka fjalën për një grup femrash? Hec e merre vesh. Po nuk kanë faj këta të ashtuquajtur gazetarë, fajin e ka pronari i gazetës që nuk mëdit (punëson) një redaktues. Na mbyti injoranca dhe analfabetizmi alla shqiptare..

                  Përgjigjjuni
                  1. E
                    Emri Dihet.

                    Policia duhet te kuptoje qe kjo eshte nje loje. 1. Nuk mundet kurre qe nje drejtoreshe biznesi te jape 50.000 Euro me nje telefonate. Kurre. 2. Kurre nuk jepen para duke I thene arketares me tha shefja jote ti sjellesh ketu por do ti mare dikush tjeter...dhe arketarja shkoi ja dha... 3. Ja dha pa mare konfirmim nga shefja...??? 4. Me pas e kuptuan mashtrimin dhe bene kallezim... 5. Si ka qene me shendet ajo pastruesja qe I gjeten parate e shefes ne tubin e aspirimit...mire mire ka qene me shendet. 6. Mos u tallni me njerezit por beni punen ju te policise. Nuk ka hajdute ketu...ketu ka bashkepunim.

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Tironci

                      Mos u mërzit, se e ka pas për malokët nga Skrapari, Kurveleshi dhe Vlora!???? Po në fakt ke të drejtë, se krimi nuk ka origjinë! Ashtu sikurse " maloklliku" nuk është nga vendi ku ke lind po është në tru! Pyll pa derra nuk ka themi ne! Për hir të ca kriminelëve, nuk duhet ti fusim të gjith në një thes! ( të vetmen " vërejtje" që i bëj veriorëve( nëse e pranojnë) është se kan humbur fuqinë e veprimit të bashkësisë! Dikur, kur dikush shkelte Kanunin, ose turpëronte fshatin a krahinën, përzihej "me ceremoni" nga banorët e tjerë, sado i pasur e i fuqishëm të ish! Sot, fatkeqsisht, kriminelët respektohen e nderohen e komuniteti e ka humbur peshën e fjalës e të veprimit!

                      Përgjigjjuni
                      1. T
                        Ti ke te drejte per sa kementon !

                        Ho Tironc se kane te gjithe mendjen tende ...Ti ej ok me shpjegimin tend te paster..por ja qe kudo eshte nje mute me fale per fjalen.. Veshtire aty te Rehabilitohen ne Edukate te gjithe ,, aty eshte njesoje sikur te perziesh te gjitha Frutat apo Perimet sebashku dhe ti shesesh per Molle kure aty jane te gjithe te perzier..Le te shpreojme qe mbas nja 50 vite mbase " Ndergjegjesohen " diku njerezimi aty...por eshte e veshtire ! ?

                        Përgjigjjuni
                      2. B
                        Bankier

                        Duke ndjekur me kujdes ngjarjen, dua te shtoj qe : Ne se vertet kjo ka ndodhur, eshte nje tregues i qarte qe biznesi i Vilma Nushit eshte i bazuar ne veprime abuzive, te pakontrolluara dhe ndoshta edhe te paligjshme. Bizneset e rregullta te ketij niveli operojne me llogari bankare, jo me trasta me para "cash". Ne nje biznes serioz, asnje qindarke nuk del nga arka pa destinacion te qarte dhe te justifikuar drejt nje llogarie bankare tjeter...Edhe banda e droges se Breçaneve operonte me llogari bankare...Ngjarja ne fakt tregon se trastat me para levizin larte e poshte pa kritere gje qe i ve nje pikpyetje te madhe zonjes "biznesmene"... Do thoni jue: - Po ai qe i vodhi, nuk pati faj fare ??? Ata le te shkojne ne burg, por biznesi i z. Nushi ka nevoje per nje kontroll financiar shume shume te forte nga ana e shtetit...

                        Përgjigjjuni
                        1. C
                          Columbo

                          Ç'vlersimi i valutave të huaja është në dëm të emigrantëve tanë pasi shitësi i zarzavateve nuk e ndryshon çmimin, shpresojm që 1 kg qepë që kushton 100 lekë të reja të mos paguhet 100 euro te ne.

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje