Vrau fqinjin në Kamëz për kanalin e ujërave të zeza, Maliq Marku: Më ofenduan, qëllova për vetëmbrojtje

1 Dhjetor 2023, 10:29Kronika TEMA
Vrau fqinjin në Kamëz për kanalin e ujërave të zeza,

Maliq Marku, 70-vjeçari i cili vrau fqinjin Shefqet Hasa në Laknas pas sherrit për kanalin e ujërave të zeza, është marrë në pyetje nga oficerët e policisë së Tiranës.

Para togave të zeza, ai është shfaqur i penduar dhe ka deklaruar se vrasjen e ka bërë për vetëmbrojtje, pasi dy fqinjët e kanë ofenduar.


“Gjithçka ndodhi shumë shpejt, ata të dy më kanë ofenduar gjatë ditës së djeshme”, ka deklaruar ai.

70-vjecari ka kërkuar të sqarohet me fqinjët, por situata doli nga kontrolli dhe në gjaknxehtësi e sipër mori armën në shtëpi dhe qëlloi ndaj tyre.

Përtej deklarimeve që janë bërë autori, burime nga policia bëjnë me dije se kanë bindjen se qëllimi i tij ka qenë vrasja e të dyve, dhe jo thjesht vetëmbrojtje. Kjo lidhur edhe me faktin se ka qëlluar me 6 plumba në total.

Si ndodhi vrasja

Disa kohë më parë, vetë banorët e rrugës kanë mbledhur para për ndërtimin e kanalit të ujërave të zeza, por Maliq Marku nuk ka paguar ngaqë ka qenë jashtë shtetit dhe nuk i është dashur. Pasi është kthyer një javë më parë nga Anglia, Maliq Marku ka shkuar tek ujësjellësi për të lidhur edhe banesën e tij me kanalin e ujërave të zeza.

Ujësjellësi ka bërë piketimin, ndërsa 2 fqinjët kanë shkuar për t'i thënë që nuk do ta ndërtonte. Në gjaknxehtësi e sipër, pas debatit mes tyre, 70 vjeçari ka marrë pistoletën në banesë dhe ka qëlluar duke lënë të vdekur në derë të shtëpisë së tij njërin prej fqinjëve.

Shefqet Hasa i cili ndërroi jetë ka marrë katër plumba, ndërsa 2 plumba, 1 në bark e 1 në këmbë i plagosuri. Në momentin e të shtënave, në afërsi të lagjes ka qenë polici i zonës i cili pasi ka dëgjuar krismat është afruar dhe ka gjetur personin e plagosur duke vrapuar, të cilin e ka marrë me makinë.

Më tutje ka gjetur të vdekur Shefqet Hasën. Pas krimit autori Maliq Marku ka hyrë në banesë por kur kanë shkuar efektivët për ta arrestuar fillimisht ka bërë rezistencë për t'u dorëzuar, por pas negociatave ka hedhur armën në bahçe dhe më pas i kanë vënë prangat. 

 

4 Komente

  1. P
    Prec Ulaj

    Eshte e veshtire qe keta te behen njerez, do vdesin kafshe. Kane ardhur ne Tirane, vazhdojne te kene mentalitetin e krahines.

    1. N
      Noa

      O zot! Do marre ujin pa paguar, ndryshe te vret! Hapu dhe e gelltite ket milet, biles qe tjeret mos te na shohin sherrin.

      1. G
        GJECA

        Keto jane kafshet qe zbriten ne qytet duke zaptuar gjithçka gjenin dhe tani ndihen zoter jo vetem te tokes por edhe qe mund te bejne ligjin mekanunin e tyre!me vrau per vijen e ujit deklaron Mark Marku!Shpellaret si majmunet ne qytete :Imagjinoni tu shkosh dhe tu zaptosh token atyre se ç'fare te bejne!Kafshe prehistorike.E vrava se me pa me inat.

        1. H
          Henk

          Shpellarët nuk bëhen kurrë njerëz, është e kotë. Përfytyroni, kur ky 70 vjeç reagon me tërbim dhe merr armën e të vret (biles duke mos qenë në të drejtë) paramendoni një shpellar malok të ri në moshë. Bëri mirë Enveri që u vuri viza ketyre dythundrakëve.

          Lini një Përgjigje