Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi të enjten që t'i hapë rrugë një procedimi disiplinorë të nisur në vitin 2013 ndaj gjyqtarit Markelian Koça. Siç u relatua në seancë e KLGJ, procedimi i kërkuar nga ministri i kohës ishte pezulluar me një vendim të ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë, pasi çështja për të cilin ishte referuar gjyqtari ishte duke u gjykuar në Gjykatën e Lartë.
Pezullimi i hetimeve për këtë procedim ka qenë në fuqi për mbi 10 vjet, por me kërkesë të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi të shfuqizojë pezullimin e vendosur nga ish-KLD.
Sipas relatimit në seancë u tha se tashmë nuk kishte arsye për mosfillimin e procedimit disiplinor.
Vendimi i ish-KLD-së i vitit 2013 sqaron se ndaj Koçës dhe dy gjyqtarëve të tjerë ishte nisur procedim për çështjet gjyqësore me objekt “Kundërshtim veprimesh përmbarimore, sigurim padie”, me palë të tretë Bankat e Nivelit të Dytë”.
O zot o zot cfare po ben KLGJ! Nese ka ndonje gjyqtar profesional, korrekt dhe te ndershem eshte pikerisht ky qe po duam te lincojne. KLGJ po godet andej mga sduhet. Mjere neve se ku po shkojme
Nga e di ti që ky gjyqtar qënka i ndershëm?Në kohën e sali malokut dhe Gjin Gjonëve në KLD e Bujar Nishanit kishte vetëm dallaveraxhinj e të korruptuar.