I zhdukur prej disa ditësh, gjendet i mbytur në lumin e Shalës babai i tre fëmijëve

22 Janar 2025, 12:01Kronika TEMA
I zhdukur prej disa ditësh, gjendet i mbytur në lumin e Shalës

Edison Oruqi është gjetur i mbytur në ujrat e lumit të Shalës, në Koman. Kanë qënë familjaret të cilët kanë kryer kontrolle gjatë paradites se sotme dhe kanë berë të mundur gjetjen e trupit të pajetë.

Ata kërkojnë ndihmën e policisë dhe polumbarëve për nxjerrjen e kufomës nga uji sepse e kanë të pamundur per shkak të rrjedhës së ujit.

Babai i 3 fëmijëve u zhduk në mënyrë misterioze, paraditen e së shtunës. Ai ishte duke punuar në një bujtinë atje.

Dyshohet se personi qe e kishte marrë në punë viktimën, pas pune e kishte lënë Edisonin në një siperfaqe të vogel me rërë dhe jo në destinacion pasi aty nuk arrinte varka.

1 Komente

  1. I
    Illo

    Shtet I dështuar! Shteti aty shihet, sa kujdeset për shtetasit e tij, te varferit, te vobektit, qe te punojne te mbrojtur nga lloj e soj kafshesh, qe te lene ne mes te lumit, si plehre, jo si mjekon femijen nga palestina! La tre femije jetime! Dhe jeta e atyre femijeve nuk do jete me si ma pare! Ne burg punedhenesi! Shteti te lidhe pension atyre femijeve, si ne kohen e Enver Hoxhes, dhe e shajne kermat e “demokracise se felliqur shqipetare”

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje