Zjarr në katin e 8-të të një pallatit te ish-Stacioni i Trenit, evakuohen me shpejtësi banorët

21 Janar 2025, 17:21Kronika TEMA
Zjarr në katin e 8-të të një pallatit te ish-Stacioni i

Një vatër zjarri ka rënë në katin e tetë të një pallati te ish-stacioni i Trenit në Tiranë.

Policia thotë se aktualisht po punohet për evakuimin e banorëve të pallatit, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur edhe shërbimet e zjarrfikëses.

"Më datë 21.01.2025, rreth orës 16:10, në rrugën “Reshit Petrela”, në afërsi të Ish-Stacionit të Trenit, ka rënë zjarr në katin e 8-të  të një pallati.

Shërbimet zjarrfikës ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.

Shërbimet e Policisë po marrim masa per evakuimin e banoreve. Paraprakisht, ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit", bëri me dije Policia.

2 Komente

  1. P
    Pjeter

    Pallate te veshura me karton Brenda dhe jashte. Bashkia i e te livadhisin ndertuesit me polisterol te djegshem

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kalec Dega

      Pra, Rama apo Berisha dha urdher qe te/mbi stacionin e trenit ne Tirane, te ndertohen pallate. Çfare kane banoret per mekatet e Pjeter Mustakuqit!

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje