Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari foli në lidhje me hetimet për 21 Janarin. Ai u shpreh se do duhet që personat që kanë dijeni për këtë çështje të dëshmojnë në mënyrë që të jepen provat për zbardhjen e plotë të kësaj dosjeje.
“Ndjej trishtim, kanë kaluar vite dhe çështja nuk është mbyllur akoma. Unë dhe Dumani jemi njerëz që dashurohemi me drejtësinë, nëse kishte një gjë që më bashkonte me Dumanin ato vite që punuam, ishte drejtësia njerëzore, ne ndenjëm te e drejta, te e vërteta.
Ne menduam që rekursin që bëmë ne do ta zgjidhte Gjykata e Lartë, por për çudi të të gjithë profesionistëve, e rrëzoi që në dhomën e këshillimit.
Jam i bindur që ajo çështje ka gjëra që duhen zbardhur, por më shumë ka nevojë për njerëz që dinë, grup njerëzish që dinë sesi janë zhvilluar, të bashkëpunojnë me prokurorinë për të thënë të vërtetën e disa gjërave që nuk janë zbardhur dot deri tani.
Trusnia ka qenë e fortë për të gjithë për çështjen e 21 janarit, ka pasur dhe veprime të nënkuptuara të kërcënimit, por mua mund të më ndalojë vetëm krijuesi, por që të funksionojë presioni kjo s’ka ndodhur dhe jam i bindur që në shumicën e prokurorëve nuk ndodh kurrë”, tha ai në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel.
hajdari propozon te shtyhet hetimi edhe 14- vjet ,per te vertetuar Versionin e Kryekriminelit sb ,duke hetuar per Cadrat Pistolete ose Ufo t mbi tarace
O shoku ça po flet ku mund të ndodh të vritet me urdhër te shtetit qytetari me duar në xhepa në bulevard.Kush i fshiu serverat ,kaq problem e kishit për të ndaluar administruesit e kamerave dhe serverave.Turp i madh ,çna tregoni historira pa lidhje.Banditi sot e kësaj dite thotë mund të kisha vrarë 4000!!!E tmershme!
Mos e nxirrni me kete hajdut ne gazete se i ulni vlerat Temes
Ky eshte hajdar fare Po ky dhe bamiri jane mbrojtes te saliut duket. Ik o hajdar se mbete hajdar gzo paret e zenit.
Po Gëzon financimet e Rilindjes o Zaza. Rama e ka Kryeinspektor këtë të bregut të Lumit
Nuk gjendet nje tjeter i korruptuar si ky.Rama ka merit te madhe i gjen keta lloj ne erresire, vetem me nuhatje dhe pastaj i ve ne poste kyce , ku korrin parane.