Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar dënimin me burgim të përjetshëm për Fran Marashin, të akuzuar për përfshirje në masakrën e Urës Vajgurore, ku humbën jetën pesë punonjës policie.
Gjykata e Lartë, në një vendim të marrë pas 28 vitesh nga ngjarja, urdhëroi rigjykimin e çështjes, duke marrë parasysh pretendimet e të pandehurit për shkelje të të drejtave të tij për një proces të rregullt ligjor.
Fran Marashi ka deklaruar se nuk kishte dijeni për procesin gjyqësor të zhvilluar kundër tij gjatë viteve 1999-2000 dhe se ishte informuar për vendimin vetëm pas arrestimit dhe ekstradimit të tij nga Italia në Shqipëri, në vitin 2006.
Gjatë rigjykimit të çështjes, Prokurori Alfred Shehu paraqiti të martën konkluzionet përfundimtare në Gjykatën e Posaçme, duke kërkuar që Marashi të dënohet me burgim të përjetshëm për rolin e tij në këtë ngjarje të rëndë kriminale.
Seanca e ardhshme pritet të përfshijë mbrojtjen e të pandehurit, pas së cilës gjykata do të shpallë vendimin përfundimtar.
Për këtë ngjarje, më herët nga gjykatat janë dhënë edhe 3 dënime me burgim të përjetshme.
Prej 13 dhjetorit, Fran Marashi mbahet i izoluar në regjimin 41-bis. Ka qenë një vendim i ministrit Manja, i cili firmosi urdhrin për mbajtjen e tij nën regjimin e ashpër për 1 vit, për shkak të informacioneve që Drejtoria e Burgjeve kishte siguruar.
Ka ndonje qe mund te shpjegoje c'kerkonte nje malok Fran Marashi ne Uren Vajgurore ne vitin 1997? Mbase ka qene me pune shteti, mund te sqaroni? Cfare konflikti kishte me 5 policet qe vrau?