“Ka prova dhe dëshmi të reja për 21 Janarin” - Avokati tregon pse po vonon dërgimi në gjyq i çështjes

21 Janar 2025, 19:06Kronika TEMA
“Ka prova dhe dëshmi të reja për 21 Janarin” -

Avokati Idajet Beqiri thotë se dërgimi në gjyq i çështjes së “21 Janarit”, po vonon nga ngarkesa që ka Prokuroria e Posaçme (SPAK).

Në një intervistë për “Tirana Live” ai tha se për “21 Janarin”, ka prova dhe dëshmi të reja.

“Në fakt, është një çështje që po vonon shumë dërgimi i saj në gjyq. SPAK ka ngarkesë të madhe pune, por nuk e mori me qejf në fillim këtë çështje. U desh vendimi i Strasburgut që të vazhdonin hetimet e çështjet. 21 Janari është nga më të hetuarat.

Me kaq prova sa ka 21 Janari, nuk mbetet këmbë njeriu pa u ndëshkuar, janë prova filmike, dëshmitarë okularë. Kemi pohimin e atij që urdhëroi vrasjet e 21 Janarit, unë i vrava thotë, edhe sot këtë gjë bëri, e pranoi. Kanë vajtur edhe një sërë provash të tjera, dëshmitarë okularë. SPAK është futur me forca të shumta.

Ai e kupton edhe vetë, me deklarimet e veta, por edhe me veprimet, që zhduku kamerat, serverat, duke bërë alibi me vrasjet nga afër, plan për puç shteti, të gjitha këto, është i bindur që është fajtor.Nuk i ka mbetur gjë tjetër, që gjoja e bëri këtë për t’i mbrojtur institucionet. Askush nuk u fut brenda institucionit.

Berisha nuk mund të shfajësohet kurrën e kurrës. Nuk justifikohet plumbi mbi qytetarin se vajti te gardhi i Kryeministrisë. Këto janë akte kriminale”, theksoi ai.

4 Komente

  1. K
    Kalec Dega

    ...po lesh ka, se preshi ka mbaruar...lol

    Përgjigjjuni
    1. F
      Franci

      Kryekrimineli Berisha vazhdon ta pranoje autoresine e vrasjeve te 21 janarit. Por ky individid ka sadopak dhe mbeshtetes per krimet e tij. I tille eshte dh personi me pseudonimin Kalec Dega qe ekspozohet si nje njeri me shpirt krimineli.

      Përgjigjjuni
    2. I
      InaRama

      S’duket te kene dhe aq pune mi shoqe se Ols merret perdite me lalin, s’ka pune tjeter

      Përgjigjjuni
      1. M
        Marinela

        po mi shoqe po,... ky mender SPAQ-u s'eshte per kete pune..

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje