Ish-prokurori që hetoi 21 Janarin: Provat në Kryeministri u prishën, gjetëm 120 gëzhoja! Prokuroria e Përgjithshme duhet ta kishte hetuar Berishën e zyrtarët, ne s’kishim kompetencë

21 Janar 2025, 19:50Kronika TEMA
Ish-prokurori që hetoi 21 Janarin: Provat në Kryeministri u

A mund t’ia dalë dot drejtësia e re me dosjen e 21 Janarit, çfarë pritet të ndodhë me fazën hetimore të mëtejshme, a ka prova të reja dhe si është penguar ndër vite ky hetim. Çfarë ndodhi atë ditë kur u vranë në bulevardin para Kryeministrisë nga Garda, 4 protestuesit e opozitës së atëhershme socialiste, hetimet e para dhe pengesat.

Përplasja mes qeverisë dhe prokurorisë së kohës, provat e Strasburgut që rihapën hetimet, provat audio në duart e SPAK, urdhri për të qëlluar me plumba dhe çfarë pritet për urdhëruesit e vrasjeve.

Këto ishin temat e diskutuara mbrëmjen e sotme në “Studio Live” të Report TV, të moderatorit Arbër Hitaj. I ftuar ka qenë ish-prokurori i Prokurorisë së Tiranës në atë kohë, Ervin Karanxha, pjesë e grupit hetimor që ka kryer veprime menjëherë pas vrasjes së 4 protestuesve Ziver Veizi, Hekuran Deda, Aleks Nika dhe Faik Myrtaj.

Në një rrëfim ekskluziv për REPORT TV dhe për herë të parë nga një anëtar i grupit hetimor të çështjes, Ervin Karanxha ngriti disa çështje juridiko-ligjore që janë bërë shkak edhe për zvarritjen e hetimeve dhe si një nga arsyet pse kjo ngjarje e rëndë e cilësuar si krim shtetëror publikisht, nuk ka ende përfundim procedurial dhe as autorë të dënuar në themel.

Ish-prokurori mendon se gabimi është kryer nga Prokuroria e Përgjithshme që në atë kohë, e cila kishte kompetencat për zyrtarët e lartë, siç i ka SPAK-u sot dhe Gjykata e Lartë në vendimin e saj e ka të shpallur tekstualisht se hetimet duhet të ishin bërë që në atë kohë nga zyra e Prokurorit të Përgjithshëm.

“Kjo nuk u bë, sepse Prokuroria e Tiranës nuk kishte kompetencë, ndaj topi ka mbetur te Prokuroria. Nuk u bënë veprime. Prokuroria e Përgjithshme duhet të kishte thirrur zyrtarët e lartë, përfshi edhe kryeministrin, e kishte për kompetencë. Prokuroria duhet ta thërriste kryeministrin dhe të tjerët. Gjithmonë sipas kompetencës. Sepse thotë Gjykata e Lartë sot se duhet të hetohej që në atë kohë nga Prokuroria e Përgjithshme, sepse Prokuroria e Tiranës nuk e kishte kompetencën dhe kjo nuk është bërë prej 15 vitesh, duhej bërë që atëherë ”, shprehet Karanxha mes të tjerash.

Gjithashtu ngre si problematikë të asaj kohe fshirjen e gjurmëve apo provave në Kryeministri, që nga gardhi i dëmtuar nga plumbat që u hoq bashkë me predhat, ashtu edhe te fshirja e pamjeve filmike nga serverat e Kryeministrisë dhe që nuk rekuperohen më. Ish-prokurori thotë se "ishin mbi 120 gëzhoja në vendngjarje."

“Ne kemi shkuar të nesërmen me idenë se nuk do prisheshin vendi i ngjarjes, nuk do hiqeshin, kur shkuam atje ishin hequr. Menduam se Kryeministri, institucion dhe kemi ndjekur procedurat. Por kur shkuam ishin hequr, aty ka pasur dëmtime me plumba në bindjen time, kishte vrima tejshpuese në gardh që mund të përcaktonin më tej nga ishte qëlluar dhe kush kishte qëlluar”, rrëfen ai.

Problemi antiligjor i fundit ka qenë moszbatimi i urdhër-ndalimeve nga Policia e Shtetit në atë kohë dhe ekzekutimi i 6 fletë-arresteve vetëm një apo dy javë me vonesë.

“Kam qenë pjesë e grupit hetimor në lidhje me ngjarjen, vrasjet dhe plagosjet më 21 Janar. Fillimisht ishim në Spitalin Ushtarak dhe më tej në Bulevard. Kam këqyrur pjesën ku rrinin anëtarët e grupit të zjarrit dhe zona e gëzhojave, ishim 3 prokurorë, në Kryeministri dhe bodrum. Unë kam qenë te pjesa e gëzhojave. Në orën 02:00 të asaj nate jemi thirrur te zyra e Prokurorit të Përgjithshëm për një mbledhje dhe janë lënë detyra. Meqë ish-ministri i ndjerë Sokol Olldashi doli me deklaratë për makinën me eksploziv, shkuam menjëherë për verifikim dhe nuk konstatuam asgjë. Më tej kaluam te armët e zjarrit me ekspertime dhe veprime hetimore. Kemi ecur me vijueshmërinë e hetimeve, kemi shkuar më pas në vendin e ngjarjes. Kemi shkuar te një pemë pranë Kushtetueses kemi gjetur një predhë në të e kalibrit 9 mm”, rrëfen Karanxha mes të tjerash.

Ai kujton edhe mbledhjet në atë kohë te Prokuroria e Përgjithshme dhe detyrat, si dhe problematikën për të mos ekzekutuar 6 urdhër-arrestet nga Policia e Shtetit.

“Kemi diskutuar në Prokurorinë e Përgjithshme, janë lëshuar 6 urdhra ndalimi nga Prokuroria e Tiranës që kishte dhe kompetencën për personat dhe ato u penguan në ekzekutim. Urdhrat e ndalimit dolën nga Prokuroria e Tiranës dhe nuk u ekzekutuan nga Policia në moment. Pas shumë debatesh urdhrat u zbatuan pas pak kohe, një apo dy javë. Nga 6 urdhra urdhra vetëm një ishte efektiv për Ndrea Prendin, sepse për të tjerët nuk kanë qenë në hetim”, shpjegon ish-magjistrati.

Ai shpjegon edhe pasivitetin e Prokurorisë së Përgjithshme në këtë çështje, e cila duhet t’i kishte kryer që në atë kohë veprimet me zyrtarët e lartë, sepse ajo kishte kompetencën juridike dhe ligjore.

“Kemi një vendim të Gjykatës së Lartë, që thotë qartësisht se kompetenca për këtë rast është e SPAK. Më parë ka qenë ajo e Prokurorit të Përgjithshëm (pra siç është SPAK sot), si rregull duhej të hetohej nga Prokurori i Përgjithshëm dhe ka sjellë pasoja të rënda. Ne duhet të merrnim tabulatet e zyrtarëve dhe ne s’i kemi bërë, se sipas ligjit të kohës s’kemi pasur kompetencë. Prokuroria e Përgjithshme duhet të vepronte, sepse ne ishim të rrethit gjyqësor, pa kompetencë. Pse nuk e kryen ata në Prokurorinë e Përgjithshme, unë nuk e di. Nuk u bë, iku”, thekson ish-prokurori.

Më tej shpjegon edhe procedurën që duhet të ishte ndjekur:

"Veprim tjetër që duhet bërë është pse prokuroria nuk ka marrë nën hetim zyrtarët e lartë në atë kohë. Tabulatet telefonike, provat, mospërputhjet, dëshmitarët etj., kompetencë që e kishte Prokuroria e Përgjithshme".

Gjithashtu shpjegon edhe disa detaje nga dinamika e informacioneve për atë ngjarje, ku veçon edhe një e-mail të Xhorxh Sorosit tek ish-sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Klinton.

"Kemi një e-mail të Xhorxh Sorosit që i drejtohet ish-sekretares Hillary Klinton për ngjarjen, këto të dhëna janë rrjedhur edhe nga Uikiliks. Duhen pyetur përfaqësuesit e zyrës këtu në Shqipëri se çfarë të dhënash apo informacionesh kishin", nënvizon Karanxha.

Provat ishin prishur, serveri u fshi me qëllim në 2 të natës! Ja si u zbardhën dy nga vrasjet, gjetëm 120 gëzhoja plumbash

Ish-prokurori Ervin Karanxha kujtoi sot në ‘Studio Live’ momentet e para të pasngjarjes së 21 Janarit, kur nisën hetimet paraprake dhe ato çfarë ndodhën më pas, deri te fshirja e provave, ‘lëmshi’ me kompetencat dhe se si u zbardhën dy nga vrasjet e para.

“Është prishur vendi i ngjarjes te gardhi rrethues. Ka pasur dëmtime metalike, nga predha me armë zjarri, është lënë detyrë për ekspertim, por nuk u krye. Sepse nga vendi i dëmtimit të predhave del edhe personi që ka qëlluar. Te rampa hyrëse dhe dera që mbyllej ka pasur shumë goditje nga plumbat, shenja e gjurmë. Eksperti e përcakton dhe bindja ime ishte se kanë qenë shenja predhash. Gardhi ishte i hollë metalik dhe tejshpues, pra ka qenë plumb i vërtetë. Detyra u la nga Gjykata e Lartë, për ekspertimet te gardhi metalik. Ishin mbi 120 gëzhoja në vendngjarje. Ka qenë puna e prokurorit Adriatik Cama që zbardhi vrasjet e 21 Janarit, dy prej tyre, Ziver Veizit dhe Hekuran Dedës. Kanë qenë armë MP5, të ndjeshme për qitje, 600 predha për minutë, më shpejt se kallashnikovi. Janë gjetur gëzhoja të kalibrit të madh, ato çuan te provat e mëtejshme”, tregon ish-prokurori.

Karanxha shpjegon edhe ngërçin e procedurave që zvarritën hetimet, teksa shpjegoi se është tejkaluar shkalla e vetëmbrojtjes nga Garda.

“Çështja dhe problemi ishte zbatimi i 6 urdhrave të ndalimit. Këqyrja e vendngjarjes është bërë nga Policia e Tiranës. Problematika ka qenë te urdhrat e ndalimit. Armët ishim te Njësia Speciale në Sauk, po të donin s’na linin, por ata na lanë dhe i morëm armët. Problem ishte pengimi i ekzekutimit të urdhrave të ndalimit dhe për të ka pasur çështje penale. U tejkaluan kushtet e vetëmbrojtjes. Fillimisht ka paralajmërime, më tej gjymtyrët e poshtme dhe më tej në trup, sipas shkallës së rrezikut dhe vlerësimit. Psh. rasti i makinës së “Benz”-it do ishte normale në atë moment, por u godit më pas. Pra ka shkelje kur është përdorur arma”, shpjegon ai.

Karanxha shton se nuk e di nëse ka pasur apo jo urdhër për të qëlluar, teksa thekson se edhe për audion duhet kryer ekspertimi, pasi i përcakton hetimi nëse ka pasur urdhra dhe nëse audio është autentike.

“Ka pasur urdhër apo s’ka pasur urdhër këtë nuk mund ta them, është hetimi që e përcakton. Tani është edhe audio, duhet ekspertuar është apo jo autentike, i kujt është zëri, mesa kam parë është zëri i komandantit të Gardës. Duhet të ishte bërë që atëherë. Përveç kësaj ka edhe kompetenca, sepse Prokuroria e Tiranës nuk vepron dot, e ka SPAK aktualisht. Topi është në fushën e Prokurorisë, atëkohë SPAK ishte Prokuroria e Përgjithshme dhe ajo nuk e ka bërë. Kanë kaluar gati 15 vjet nuk është vepruar. Duhen thirrur anëtarët e grupit të zjarrit, njerëzit e pozicionuar, sipas audios për verifikim dhe ballafaqim të dhënash e provash”, thotë ish-magjistrati i Prokurorisë së Tiranës, që ka qenë pjesë e grupit hetimor.

Kurse për çështjen e fshirjes së serverit Karanxha thotë se është bërë qëllimisht.

“Është një fshirje e tillë që nuk gjendet më. Ajo ka qenë një fshirje, formatim, sikur bën edhe telefonin. Tani, në 2 të natës nuk është kot, mendoj ka qenë e qëllimtë, nuk shkohet kot në 2 të natës. Edhe në përgjigjen që ka ardhur në atë kohë nga ekspertimi i bërë prej FBI është thënë se nuk rikuperohen. Pra ka pasur fshirje, kush e ka bërë s’e di, por aty është edhe pjesa e prishjes apo heqjes së gardhit të goditur nga plumbat. Ka pasur regjistrime, por janë fshirë”, thotë ai.
Por çfarë pritet apo çfarë duhet të ndodhë më tej me këtë çështje të nxehtë. Ai këmbëngul te thellimi i hetimeve, marrja në pyetje dhe ballafaqimi.

“Unë mëshoj te ripyetja e personave, ky është mendimi im, ballafaqimi. Janë 4 viktima, duhet të ketë zbardhje të ngjarjes, veprime dhe përfundime. Janë bërë që atëherë gabime si mungesë iniciative, lidershipi, se nuk është puna vetëm e 4 viktimave fatkeqe. Edhe po të ketë presion, Prokuroria duhet të bëjë detyrën. Ti bëj punën tënde, topi ka mbetur te Prokuroria dhe ajo nuk e ka bërë në atë kohë”, përfundon ish-prokurori. 

 

24 Komente

  1. C
    Celsi

    Kete e hoqen per te korruptuar dhe ky del dhe jep mend. Popull i vdekur gazetare injorante.

    Përgjigjjuni
    1. A
      A-Zh

      E hoqen zvarr ne vetting, ky hajdari qe zhduk provat e nxjerr syt viktimave. Shife ca niveli artikulimi ka

      Përgjigjjuni
    2. O
      Oficeri dulles

      Kesaj i thone ujku perpara ulerin , keta kerkojne gjurmat

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bredhi

        Po shenjat e plumbave ishin ne godinat perballe dhe ne tabelat e qarkullimit rrugor perballe mor prokuror,me jave .Por kini bere detyren qe u kishte ngarkuare plaku Mere.Turp per drejtesin ushtare te pushtetit dhe hajdute.

        Përgjigjjuni
        1. A
          AGM

          Prokuroret kane shkuar te nesermen. Po pse te nesermen dhe jo qe ate dite?

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tarras-Bulba

            Pyetja eshte e drejt por keta zagare qe i sherbenin besnikerisht Qoft-Largut Sa-Hales, moren urdhera nga eproret e tyre dhe qellimisht i zvarriten keto pune per vite te tera, dhe sot dalin e flasin per kompetencat, prishje provash, drejtesi biles edhe japin mend se si duhet te ishin ndjekur/zbatuar procedurat. Po mire more zagar Prokuror, keto qe po i thua sot, pse nuk i the kur ndodhi ngjarja, pse nuk u'a the familjarve te viktimave apo medias qe te informonin popullin, por sote keni guximin dhe te dilni e jepni mend dhe n'a hiqeni si ekspert!!!??? Po a ju ka mbetur ndonje pike turpi dhe ndjese njerzore more te paftyre per ato krime makabre qe ju i mbuluat dhe mbrojtet vrasesit kriminel dhe sot n'a dilni sikur te mos ishit ju ata qe u moret me hetimin e kesaj ngjarje... Te pakten mbyle ate hale e mos fole, se dhe ti duhet te jesh pas kriminelve ne dyert e spakut e te deshmosh dhe japesh lloari per keto shkelje flagrante te lighit

            Përgjigjjuni
          2. D
            Daku

            Ky lart e poshtë fliste qe i kam derguar Departamentit të Shtetit gjithe vjedhjet e Rilindjes, nderkohë burrë e grua u hoqën si të. Korruptuar ndërkohë jep mënd në studio. Ky amnistoi dhe Bashën dy herë edhe me financimet ruse dhe rrugën e kombit

            Përgjigjjuni
            1. K
              Karma

              Dmth Ina e Olsit nuk e paska bere detyren… aha

              Përgjigjjuni
              1. s
                sali krimineli duhet. burgosur. pa pik. meshire. s

                sali krimineli. eshte. kriminel. jo vetem. per. 21. janarin. po 97. po gerdecin. po kompleksin. partizani. ai duhesh. kalbur. ne burk. me. koh. me perpara. arestoheni. kermen. sali berish

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Marinela

                  ky qelbesira, pjelle e qelbesires Kosta e vllai i qelbesires Anila qe ende s'i eshte shqitur sistemit te drejtesise per 100 euro ta bente te bardhen te zeze kur kishte gje ne dore si prokuror....yyy rrace e keqe sllavo-bullgaresh..

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    Liri

                    kur nuk ke kopetence nuk duhet te kryehesh asnje veprim te metejshem ne kundershtim me ligjin.

                    Përgjigjjuni
                    1. D
                      Dardani i Ri

                      Ky Karamuça është nga ata juristët e Plepave të Saliut. Çfarë mund të bënte Prokurorja e Përgjithshme kur, gjithçka e blloki kryekrimineli i Kombit tonë, Sali Shpellar Berisha? Ti, Karamuça, pse nuk e bëre detyrën tënde, si prokuror?

                      Përgjigjjuni
                      1. T
                        Tim

                        Po kujt ja mbante te bente hetim te sakte ne ate kohe! Keta te gjithe do marin cfare meritojne nje e nga nje keni per te pare

                        Përgjigjjuni
                        1. X
                          Xha Jaho

                          Po na permend edhe te ndjerin (te dhjerin) ish ministri Olledelja paska qe pa nje makine me eksploziv !? Jane te gjithe te brumosur me filozofine islamiste te Beriso-Rrumpalles keta servilet qofshin ish-prokurore apo sympatizante te PD. PD barazim HAMAS.

                          Përgjigjjuni
                          1. I
                            Indinjata

                            Ky prekuror si te gjithe te tjeret ne te kohe duke perfshire edhe ate qe kryekrimi Berishe e pagezoi me nofken "Lavire bulevardi",ku po te kishte drejtesi vetem per kete fyerje te nje personaliteti me te larte te drejtesise duhet sot te vuante denimin,nuk na thote te verteten qe kush u mbylli gojen Bamir Topit(horr bulevardi) dhe Ina Rames (levire bulevardi),kush e morri serverin e kryeministrise per ta riprodhuar ,kush i etiketoi dy urdherdhenesin dhe urdherzbatuesin respentivisht (burre shteti dhe yll ne ngjitje)! Kush i etiketoi protestuesit "dhunues" dhe vrasesit "herronj".Kaq analize per te kuptuar qe perse kjo dosje e zeze as nuk eshte hapur dhe as nuk do rihapet ndonjehere per te vajtur tek hallka e vertete e ketyre vrasjeve shteterore. Sali Berisha dhe Lulzim Basha jane te dy (monumente agjeture) qe mbrohen nga fabrika qe i ka prodhuar enkas per per te tilla misione.Tallja me kete popull miop eshte se njeri ,kryesori i kesaj ngjarrje sot tall menderen me nje muaj i izoluar ne shtepi dhe njembedhjete muaj ne veprimtari dhe tjetri ,fabrika qe e prodhoi po ribene te pamunduren per ta rifutur ne politike me çdo kusht duke e ftuar ne SHBA vetem per rilobim me parate e vjedhura te ketij populli. Kjo eshte komedia ne kete vend qe tashme kete ngjarrje makaber e ka kthyer ne telenovele te verviteshme edhe pse kane kaluar plot 14 vite deshtim per te vene ne vend e nedeshuar dy kryebanditet e ketij vendi Sali Berishen dhe Lulezim Bashen si dy kokat qe kane kryer krim shteteror ne mes te bulevardit te kombit.

                            Përgjigjjuni
                            1. P
                              Puta

                              Bajga jeni te gjithe...

                              Përgjigjjuni
                              1. M
                                Messerschmitt

                                Burra ......hales i erdhi goja .....

                                Përgjigjjuni
                                1. D
                                  Dielli

                                  Çdo kush në botë vret sulmuesit që në turmë ,në mënyrë të dhunshme tentojnë të futën në Kryeministri.Edhe sot po të dal një grup rrebelesh që me dhunë duan të futën në Kryeministri me plumb ndalën.Pse nuk hetohet ai që organizoi këtë protestë të dhunshme,kush ishin sulmuesit e pa përmbajtur,kush ishte ai me makinë që bëri përpjekje të futet në Kryeministri.Hetuesi duhet të jet profesional,i pa anshëm e jo zagar i njërit apo krahut tjetër politik.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. L
                                    Li

                                    O dielli që veç diell nuk je. Ha m.t se qeras populli o krimb gjize. Po a i ke par pamjet se ku jan ber vrasjet o erësir se diell nuk je. Gjaku i tyre te zente. Vrasjet jan ber mbasi kishte mbaruar gjithshka. Tani vazhdo se qeras populli.

                                    Përgjigjjuni
                                  2. k
                                    km

                                    Mire ,more Prokuror.Ti e hetove dhe konkludove ne moskompetence ( per te shpetuar bithen).PO pse nuk ia referove me shkrim prokurores se pergjitheshme moskompetence tende dhe kompetencen e saj?Te them une- nuk ua mbante ditha te dilnin nga skenari i Berishes.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. D
                                      Drejtesi per 21 janarin e munguar

                                      O z prokuror po ndergjegja nuk ju vrau per keta 4 viktima , mbi te gjitha ishin njeres me fryme dhe ju ja muaret pse kishin dale te mbeshtesnin te paudhet ???Pse duhet te prisnit urdher nga armiku qe i vrau por te vepronit me njehere si ne lufte popullin aty e kishit nga kush u trembet dhe e late per ne oren 2 te nates kur cdo gje ishte fshire ???Kaq te mefshte paskeni qene sa i late kohe armikut te bente manipulim ???Ne kete raste eshte saliu se Ai eshte dhe urdherusi ???Nuk mund te derdheshin tere ata plumba pa urdher ???Aty kane qene faktet por ka munguar deshira per ti denuar keta kriminela me me krye kriminelin e shekullit sali ???As per SPAK nuk ka justifikim gjithe kjo zgjatje deri me sot ???Jeni te gjithe bashkefajtor ju denofte zoti Brez pas brezi paci mallkimin e ketyre viktimave dhe familjareve te tyre dhe femijeve qe i late pa baba ???

                                      Përgjigjjuni
                                      1. D
                                        Dardan

                                        Masakra e 21 janarit aty eshte pse nuk e arrestojne kryekriminelin dhe kryehajdutin Salih Berisha?!

                                        Përgjigjjuni
                                        1. N
                                          Nje i Moshuar

                                          O SPAK :Faji u be QYRK dhe asnje se mer persiper ???Mjer ky popull ne cduar ka rene ???

                                          Përgjigjjuni
                                          1. T
                                            Trapajane hesapi

                                            Edhe sot, kur te gjithe shqiptaret e dine mire kush eshte organizzatori dhe urdheruesi, prokuroreve nuk ua mban torrovilja nga saliu. Ndaj kakarisi, dmth dhjeu nga goja edhe dje Saliu i madherishem.

                                            Përgjigjjuni

                                            Lini një Përgjigje