Është dënuar me 18 vite burg algjeriani 28 vjeçar i cili vrau Klajdi Bitrin me një pushkë peshkimi në Sirolo të Ankonas më 27 gusht 2023.
I riu shqiptar humbi jetën tragjikisht gjatë një sherri në trafik, teksa ndërhyri për të ndihmuar shokun e tij italian.
Prokurori Marco Pucilli kishte kërkuar 24 vjet burg, por togat e zeza e dënuan me 18 vite qëndrim pas hekurave 28-vjeçarin Fatah Melloul, i akuzuar për vrasje të rëndë me dashje.
Gjithashtu do të duhet që t’i paguajë edhe një shumë prej 40 mijë eurosh prindërve të viktimës.
Krimi ndodhi më 27 gusht 2023, në via Cilea, në Sirolo. Sherri nisi për bllokimin e trafikut pranë një rrethrrotullimi, sipas mediave italiane, ku të përfshirë ishin edhe miq e të afëm të viktimës (në dy makina të ndryshme ndodheshin punëdhënësi i 23-vjeçarit, gruaja, vëllai i tij).
Pas debatit, 28-vjeçari është kthyer në makinë e tij për të marrë shtizën e peshkimit dhe goditi Klajdi Britrin në gjoks.
I riu shqiptar ndërroi jetë pak minuta më vonë. Algjeriani (i cili ishte me të dashurën e tij atë ditë) u largua nga vendngjarja me makinë.
Ai u arrestua në Falconara disa orë pas krimit, duke u kthyer nga peshkimi. I akuzuari gjithmonë ka pohuar se nuk e kishte kuptuar se e kishte vrarë.
Krimi ndodhi në sy të vëllait të viktimës, i cili në atë kohë deklaroi: “Unë dua drejtësi. E pashë vëllain të vdiste para meje, të vrarë me indiferencë totale, pa e kuptuar as pse. Pa pasur kohë për të kuptuar se ai po vdiste. E
pashë të zbehej gjithnjë e më shumë, krejt papritur, dhe nuk më përgjigjej më sepse kishte vdekur. Ai nuk ishte vetëm vëllai im, ai ishte edhe babai im. Ai ka punuar gjithmonë dhe vetëm për të më çuar në Itali, për një jetë më dinjitoze.”
18 vite per nje vrasje me paramendim ???? Egjyptiani duhet te ishte kalbur brenda ne burg dhe jo ti jepet nje denim qesharak , qe sipas ligjeslatures italiane mbasi te kesh kryer 3 te 4 ke shance shume te mira ta rishqyrtojne ceshtjen qe ne shumicen e rasteve del nga burgu …..kjo eshte drejtesia e Unionit ?? Pastaj hapin gojen dhe shajne denimet ekstreme ne Shtetet e Bashkuara ……merni shembull dhe mos u beni qesharak , Unioni duhet te mare mesime nga Shtetet e Bashkuara ku vrasesi futet brenda dhe nuk del me prej andej ….Une thosha se jemi ne me drejtesine e perdhosur , vec ka kudo kalbesire qe qelbet ……si ne Shqiperi , Itali Greqi e me tej ….