
Gjykata e Lartë ka refuzuar kërkesën për pezullimin e dënimit të Adriatik Llallës me 2 vite burg. Ish-kryeprokurori bëri këtë kërkesë me arsyetimin se vuan nga një sëmundje e pashërueshme dhe se izolimi do i sillte pasoja të rënda për shëndetin.
Avokat i tij Sokol Hazizaj u shpreh se "Gjykata e Apelit në Romë ka pranuar faktet e gjendjes së tij shëndetësore të rënduar dhe ka refuzuar në një farë mënyre kërkesën e autoriteteve shqiptare ekstradim. Italia e njeh gjendjen shëndetësore të rënduar dhe ka pezulluar ekstradimin. Çuditërisht gjykata shqiptare se njeh."
Ndërsa kreu i SPAK, Arben Kraja tha: "Gjendja shëndetësore e Llallës është e njohur, por nuk është shkak për pezullim. Kjo gjendje ka qenë prej kohësh. Ka kryer funksione të larta dhe nuk është bërë pengesë sëmundja."
Ndërkohë ka një pikëpyetje se çfarë ndodh me ekstradimin e Lallës nga Italia. Kanë kaluar afatet për ta ekstraduar, por mesa duket vendimi i Apelit të Gjykatës së Romës i ka dhënë mundësi të qëndrojë në Itali sepse pasaporta e tij është e bllokuar nga autoritetet atje.
Kujtojmë se ish prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla, u shpall fajtor për mosdeklarim dhe fshehje pasurie në 3 episode. Ai akuzohet se nuk ka deklaruar një shumë prej rreth 7 mijë dollarësh për lindjen e djalit, shpenzimet që lidhen me ndërtimin e katit të tretë të një banese si dhe të ardhurat për shkollimin e vajzës në Gjermani.
Në përfundim të gjykimit në shkallët e tjera është vendosur konfiskimi i pasurisë së tij, një apartament në Durrës dhe rreth 22 mijë m2 tokë arë ne periferi të Tiranës. Ndërkohë Apeli i GJKKO-së, ka përjashtuar ish kryeprokurorin të kryejë funksione publike për 5 vite.
Në prag të marrjes së vendimit të formës së prerë, Llalla mundi të arratisej jashtë vendit, ndërkohë pasi u shpall në kërkim ndërkombëtar u arrestua në Itali në dhjetor të vitit të kaluar.
Që nga ajo kohë Adriatik Llalla ndodhet nën mbikëqyrjen e autoriteteve italiane në pritje të vendimit që do të marrë gjykata italiane pas kërkesës së Shqipërisë që kërkon ekstradimin e tij. Llalla është përfaqëson nivelin më të lartë të një funksioniari shteti të hetuar dhe dënuar me vendim të formës së prerë.
U TIKU PRAP, SEMURE. PO KUR KISHTE ROVENA GASHIN E LEVIZTE ME LEKET E POPULLIT TU KERKU KRIMINELET TE SHALET E ROVENES NGA 96 HERE NEPER BOTE NUK SEMUREJ KY TICKA. IK TANI MOS NA CAJ TRAPIN BEJ CKE PER TE BERE, E MOS NA DIL ME NEPER GAZETA SE NA I SHPIFE ME ATE FYTYRE..
Gabim gjykata e larte! Tja kishte plotesuar kerkesen e fundit , ta linte ta bente denimin ne natyre, ne Gramsh ose ne Rushbull te vendi i te dashnores debile GASHI..apo do ne vendin ku ka lindur ajo debilja tjeter gruaja ? Tiku ?
I semure do te jesh deri sa te maresh ato tre m2 vend o trashamaku I prokurorise, o hajduti I shqiptareve! A e din cfar ke bere o kokekale ! Ti nuk duhet te dalesh kurre nga burgu deri sa te ngordhesh ,o lamash! Akoma shqiptaret Jane ne burg per nji punim ne shtepine e vet, kurse ti ore gomar ankohesh per dy vite burg ,qe duhet te ishin ,200 per surati tend te uryer!