Zhdukja misterioze e adoleshentes në Greqi, ja si e joshën shqiptarët e grupit të trafikimit të qenieve njerëzore

22 Prill 2022, 11:05Kronika TEMA

Zhdukja misterioze e adoleshentes në Greqi, ja si e joshën

15-vjeçarja që u zhduk mesditën e së martës në Greqi është gjetur nga polica ditën e djeshme. Fotini u gjet shëndoshë e mirë në qendër të Athinës.

Sipas autoriteteve zhdukja e adoleshentes ka lidhje me një grup të rinjsh nga Shqipëria të komunitetit rom, të cilët janë pjesë e trafikut të qenieve njerëzore, me emrin e rrjetit “loverboys”.

Dyshohet se adoleshentja është joshur nga rrjeti i trafikut të qenieve njerëzore dhe se është larguar vetë nga shtëpia pasi grupi i të rinjve shqiptar e kanë bindur atë me fjalë dashurie.

Presidenti i Buzëqeshjes së Fëmijës, Kostas Giannopoulos, nënvizoi se 15-vjeçarja Fotini nga Peristeri ishte “arratisur” me romët të cilët kishin taktikë të joshnin vajzat e mitura dhe t’i bindnin se i përkisnin komunitetit të tyre për t’i shfrytëzuar .

15-vjeçarja Fotini i ka takuar disa javë më parë, teksa e kanë bindur që t’i ndjekë në aktivitet e tyre.

Madje grupi i trafikantëve i kërkoi adoleshentes të dukej sikur po keqtrajtohej nga mjedisi i saj shoqëror.

Zakonisht pjesëtarët e grupit kriminal janë të sjellshëm me viktimat dhe përdorin rrjetet sociale ndërsa “peshkojnë “për viktimat e tyre.

Konkretisht, ajo u detyrua të lyente trupin e saj me bojë të errët për të treguar në shkollë se po abuzohej nga shoqëria për të justifikua largimin e saj nga shtëpia.

Vlen të theksohet se familja e 15-vjeçares nuk dinte asgjë për atë që po ndodhte derisa fëmija i tyre u largua nga shtëpia.

Ky qark i veçantë i romëve është i pamëshirshëm dhe ka shumë mënyra për të bindur të miturit, u afrohen vajzave dhe djemve që janë në gjendje të keqe psikologjike dhe i bindin të largohen nga shtëpitë e tyre, duke i punësuar.

Këto qarqe shfrytëzjnëvajzat duke i joshur me fjalë të ëmbla dashurie, përmes rrjeteve siciale në intrent./abcnews.al/

1 Komente

  1. J
    Jorgo

    Sa kollaj e paskerkan romet t'i bindin gocat e vogla greke se i perkasin "dores se zeze'?!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje