Kapet me armë 14 vjeçari në Vlorë, e kishte fshehur në një motor pranë banesës! Babai: Ka pasur zënka në shkollë, u shqetësova kur pashë videon

13 Dhjetor 2024, 11:12Kronika TEMA
Kapet me armë 14 vjeçari në Vlorë, e kishte fshehur

Një 14 vjeçar në Vlorë është arrestuar për armëmbajtje pa leje. I mituri e kishte fshehur armën pistoletë me rreth 130 copë fishekë luftarakë në një motor pranë një banese.

Babai i 14 vjeçarit deklaroi në media se armën i biri e kishte gjetur me disa shokë në një shtëpi të pabanuar së bashku me fishekët.

Ata e kishin marrë atë për të bërë foto, më pas kishte qenë vetë babai që lajmëroi policinë pasi pa videot e të birit në celular.

“Jam babai, kam ardhur për ti sjellë diçka pavarësisht se ai ka ushqime nga institucioni, marr shkas nga një video e parë mbrëmë në rrjete. Ka qarkulluar informacion sikur djali kishte qarkulluar në shkollën 9 vjeçare 'Rilindja' me një pistoletë. Ky është lajm i rremë. 

Informacionin policisë ja kam dhënë, pasi djali më tregoi një video që kishte bërë me disa shokë dhe u shqetësove. Kishte një problem në shkollë, një lojë në tik tok e marrin shokun e hedhin lart.

Isha në mbledhje me drejtoreshën dhe mësuesin dhe shfaqa këtë shqetësim për videon e djalit, ishte e vërtetë apo pistoletë lodër. Këtë informacion ja dhashë unë policisë” , tha babai i 14 vjeçarit. 

Ai shton se djali i tij nuk ka shkuar në shkollë me pistoletën, siç aludohej në rrjete sociale për një adoleshent me armë në shkollën 9-vjeçare 'Rilindja'.

“Ne u takuam me punonjësit e policisë në Shkollë. Dhe pastaj duke dhënë informacion erdhëm në polici me telefonin, panë videon që nuk ishte lodër dhe ndoqëm rastin. E kanë gjetur në një objekt të pabanuar 3 katësh, kanë vajtur me disa shokë e kanë gjetur, në një objekt të pabanuar kishin gjetur dhe 3 karikatorë dhe mendohet se mund të ketë municione të tjera.

Zënka në shkollë edhe ka pasur. Më tregoi një video dhe më tha është pistoletë lodër e kam blerë në dyqan. Shokët nuk janë shoqëruar për momentin”, shtoi ai. 

Policia nxit qytetarët dhe stafet pedagogjike të bashkëpunojnë dhe fton denoncimin e rasteve të paligjshmërisë me garancinë e anonimatit dhe reagimin e shpejtë. Këto veprime pasqyrojnë përkushtimin për të rritur sigurinë në komunitet, me mbështetje nga Prokuroria e Vlorës.

2 Komente

  1. K
    Kalec Dega

    i ri naiv, sikur nuk jeton ne Shqiperi......ku spiunlleku eshte i trasheguar dhe profesion per shipkart...lol

    Përgjigjjuni
    1. E
      Eri,Lungomare...

      Mos te gjette shpirti rehat o Enver Hoxha,qe I deryroje te rinjte te venin ne shkolla,pune,aksione, stervitje ushtarake,mbremje kulturore, artistike, qe na detyroje te lexonim libra,qe na detyroje te venim ne kinema...phuu...jo o vlla ka lezet,krime..vrasje ...prostitucione.. droge...rofsh o Sali efendi te mira tu kthefshin te femijet e tu per kete qe i bere Shqiperise.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje