Plagosja me thikë e nxënësit në Fier, mjeku: Ka marrë katër goditje në krah! Ja si paraqitet gjendja e tij

13 Dhjetor 2024, 10:49Kronika TEMA
Plagosja me thikë e nxënësit në Fier, mjeku: Ka marrë

Një i mitur në Cakran të Fierit është plagosur në ambientet e gjimnazit “Mustafa Hoxha” pasi u godit me thikë nga bashkëmoshatari i tij.

Drejtori i Qendrës Shëndetësore Cakran, Tonin Xhelaj, në një intervistë për mediat ka pohuar se i mituri i dëmtuar është paraqitur për ndihme mjekësore i shoqëruar nga shokët teksa ka marre 4 plagë.

Ai shtoi se i mituri është jashtë rrezikut për jetën dhe aktualisht po merr trajtim të specializuar në Spitalin Rajonal të Fierit.

“Se si ndodhi ngjarja, unë nuk mund ta them, sepse nuk isha prezent, por ne na morën në telefon mësuesit që ka ndodhur një ngjarje, sa ngritën grupin për të shkuar në vendngjarje, personin e sollën mësuesit dhe nxënësit, shokët e vet.

Kishte pak hemorragji në krahun e majtë, dukej se ishte goditur me mjete prerëse, gjendja e pacientit ishte e qëndrueshme dhe jashtë rrezikut. Është një grindje e çastit mes shokëve. Motivet nuk i di.

Ju dha ndihma këtu, ndaloi hemorragjia dhe më pas u nis për ndihmë të specializuar në spitalin Rajonal të Fierit. Ka marrë katër goditje, dy të vogla, dy pak më të mëdha, por në vlerësimin tim është jashtë rrezikut. Ishte shumë mirë, ishte koshient", tha mjeku. 

 

4 Komente

  1. B
    Besimtari

    More c' behet.. Degradimi I shoqerise, Te denohen prinderit per kete edukim qe ju bejne femijeve...

    Përgjigjjuni
    1. P
      Per korrektese

      Prindi është budall per vete. Por ne duhet te kemi burgje per te mitur, ku ata ndjekin shkollën ne kushte burgu. Njesoj si konviktoret e dikurshem, ose si report ushtarak, por pa liridalje. Edhe ta shikoje prindi femijën pastaj. Ky 14 vjeçari ta kaloje moshen deri ne 18 vjet ne burgun e minorenëve, dhe te mbarojë nje shkollë teknologjike te marrë profession. Pastaj mbas moshes 18 vjeç, ose të dalë po i ka mbaruar dënimi, ose të transferohet tek burgu i te rriturve ku te kete frikë sa mos ta zeje gjumi natën se .....

      Përgjigjjuni
    2. A
      Andi,FLORIDA

      Jo jo shani Enverin qe i conte me detyrim shkollimin 8 vjecar e pastaj ne pune,aksion ,stervitje ushtarake,mbremje kulturore,biblioteka.. e shuuume e shuuume...

      Përgjigjjuni
      1. M
        Muhameti

        Hapni "Shkollen e vagabondeve". Atje edukohen keta rrugecer ku druri te jete racion tre here ne dite para buke. Ne shkolla para fillimit te mesimit mesuesit te kontrollojne nxenesit imtesisht per mjete qe nuk lejohen ( thika, kacavida, etj ). Jane dengla ato qe thuhen se preken te drejtat e nxenesit, etj. Mesuesit qe na edukuan ne mbanin vizore druri dhe me to na perkedhelnin kur gabonim.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje