Masakra me katër viktima në Dobraç, Karamuço: SPAK ka emra konkretë për atentatorët, prania e Ibrahim Licit e konfirmuar

13 Dhjetor 2024, 10:10Kronika TEMA
Masakra me katër viktima në Dobraç, Karamuço: SPAK ka

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço u shpreh se është e konfirmuar prezenca e Ibrahim Licit në masakrën me 4 viktima në Dobraç.

Sipas tij, atentatorët kanë mbetur të plagosur rëndë dhe madje është hetuar në klinika private. Karamuço shtoi gjithashtu se qyteti është blinduar sepse dyshohet hakmarrje dhe se hetimet janë drejt fundit.

“Procedime penale janë dy në SPAK, janë bashkuar në një sepse janë të njëtët rivalë por në veprime kriminale të ndryshme. Spak ka emra konkretë për atentatorët të cilët po hetohen.

Ka të identifikuar në mënyrë të saktë që personi i tretë është Ibrahim Lici, paraqitja biometrike e ka konfirmuar që është ai. Ka dyshime të forta që mund të organizohet një hakmarrje ndaj ka shtim të forcave policore.

Di t’ju them që policia ka dyshime të forta që jo vetëm është goditur nga makina e viktimave, mund të ketë të plagosur në makinën e atentatorëve dhe për këtë po hetohet. Kur është kërkuar në klinika private, është kërkuar dhe për atentatorët që kanë ngelur të plagosur rëndë në atë ngjarje.

Ka skenarë të frikshëm dhe janë në dijeni strukturat që çfarë mund të ndodhë, financat që kanë, njerëzit që kanë mbrapa. Dyshohet që të ketë një tjetër atentat të rëndë. Është një sagë e gjatë që po mban në terror atë vend që nuk e meriton. Me hetimet po shkohet drejt fundit, ka një dritë në fund të tunelit”, tha Karamuço në studion e ‘Real Story’.

 

 

2 Komente

  1. r
    real politik

    prandaj u hoqen blindat te ndiihmojne rivalet te dalin me sukses c`eshte ky gomar kriminalistike qe u be lolo duke folur budalliqe neper studio sebashku me qoften apo softa si e ka emrin nuk e shohin se xhupi i zberthyer i licit ne foton fake i ishte veshur jo me larg se dje safet bajrit. Se cfare kane bashkuar ne nje hetim te vetem e dine me mire prokuroret as karamuco apo softa dhe kjo nila hoxha me lalen me 3 emra

    Përgjigjjuni
    1. R
      Real

      Nuk ka nevoje shume per hetime. Dihet nga te gjithe se ai krim ndodhi me ndihmen e policise se ripjelljes, duke i ardhur ne ndihme nje bande ne favor te ripjelljes kunder bandes se Licit. Eshte nje sage e krimit elektoral qe ka filluar qysh ne zgjedhjet e pushtetit vendor ne Shkoder. Pyesni Mamicen se ju sqaron me mire.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje