
Ish-zëvendës Ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj debatoi me Prokurorinë e Posaçme duke i kërkuar llogari për akuzën e ngritur ndaj tij.
Siaps tij nuk ekziston asnjë dokument të falsifikuar që provon se ai ka mashtruar, ndërsa ka bërë deklarata të forta mbi gjendjen e spitaleve në Shqipëri.
“Kam bërë më të mirën e mundshme. Ndryshuam rrënjësisht sistemin e sterilizimit. Ishte inovacion dhe për këtë shkak çdo gjë po krijohej nga e para. Rruga ishte e pashkelur. Prokuroria nuk ka sjellë ende një bilanc për sterilizimin, cila është e mira dhe e keqja e sterilizimit. Prokuroria ka marrë vetëm anën negative dhe nuk ka bërë bilanc për anën pozitive. Nuk jam mashtrues”, tha ai.
Nga ana tjetër biznesmeni Ilir Rrapaj ka mohuar akuzat e prokurorisë, por ka pranuar njohen me ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqajn.
Në seancë pas shumë debatesh mes palëve në përfundim të pandehurit kanë kërkuar pushim të çështjes, ose kthim për hetime në SPAK, por në rast se gjykata vendos kalimin e çështjes për gjykim të pandehurit kanë kërkuar që të gjykohen me procedurën e gjykimit të shkurtuar.
I vetmi që ka kërkuar gjykim të zakonshëm është ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj. Prokuroria e posaçme u ka qëndruar sërish, kërkesave të saj për kalimin e dosjes për gjykim pasi sipas tyre ka prova për të mbështetur akuzën.
Gjykata e posaçme do të shpallë vendimin për këtë çështje në datën 29 dhjetor në orën 9:30.
Gjykata mori kohë për të shqyrtuar të gjitha pretëndimet e ngritura nga palët gjatë zhvillimit të seancave nga të pandehurit dhe mbrojtesit e tyre. Po ashtu për të shqyrtuar edhe provat që ka SPAK për këtë çështje.
Shendetesia ne Shqiperi ka ndryshuar, si nata me diten, gjate dhjete vjeteve te fundit. Kete vetem qorri nuk do ta shohe. Dhe qorr mund te jete cdo fanatik i te kaluares, kur ne pushtet ishte dr. Berisha, i cili e la shendetesine pa fonde e pa zhvillim bashkekohor. Kjo me siper nuk do te thote qe kushdo qe ka shkelur ligjet ne kete sektor delikat, qe ka te beje me shendetin e popullit, te mos ndeshkohet. Perkundrazi. Por SPAK duhet te ruhet nga politika e ndikimi i saj mbi veprimtarine e cdo hetuesi e prokurori dhe "ekulibret e brishte" te goditjes sa ne pozite aq ne opozite, sepse kjo nuk pasqyron te verteten e nuk i sherben kujdesit per kete sektor.