
Seanca për dosjen e sterilizimit është shtyrë për në 29 dhjetor, pasi ka përfunduar qëndrimi i të gjithë të akuzuarve.Në këtë datë do të jepet qëndrim nga gjykata për kërkesat e ndërmjetme dhe për gjyqin paraprak.
Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka kërkuar sot heqjen e masës së ndalimit për të dalë jashtë vendit që e ka në këtë dosje duke u shprehur me fjalët “Meqë ia hoqe Berishës, ma hiq edhe mua”. Por gjykata e rrëzoi kërkesën.
Ndërkohë, siç raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha që ka ndjekur gjatë gjithë ditës këtë gjyq maratonë me dyer të mbyllura, i nisur prej orës nëntë të mëngjesit, tetë të pandehur kërkuan gjykim të shkurtuar.
Spak tha se nëse pranojnë gjykimin e shkurtuar të të gjithëve, atëherë sugjerojnë ndarjen e çështjes, pra ish ministri Beqaj të gjykohet veçmas nga 8 të akuzuarit e tjerë.
Për kërkesat e ndërmjetme si plotësimi i hetimeve dhe të tjerat dhe nëse do pranojë gjykimin e shkurtuar vendimi jepet më 29 dhjetor.
Ore a behen studime per koto gjera.A jane specialista keta qe bejne keto studime,a behen preventiva dhe a aprovohen diku keto studime.Ne qofte se po,cfar pergjegjesie mban ministri,k/ministri per vleren e objektit qe ben aq apo kaq.Diskutohet qe incertenatori ben kaq miliona lek dhe keto i ka vjedhur ministri apo K/ministri.A kryhen punime aty,a shpenzohet pune e gjalle aty,a blihen pajisje aty,a ka shpenzime suplementare aty,sa behet shuma dhe sa jane harxhuar aty,sa kane fituar personat pergjegjes aty.Flitet per 100 milione euro vjedhje.Kaq budalla eshte ky minister bashke me shoket te vjedhin kaq shume Edhe hajdutet me te rrezikshem kur hyjne ne nje bange shteti vjedhin dhe lene kusur Per se nuk na thone qe kjo rruge me preventive ben fjala vjen 1000000 euro jane shpenzuar 2000000 eura Pra jane vjedhur vjedhur 1000000 euro.Jo jane vjedhur me nje fjale goje 2000000.Pra ndaheni shapin nga sheqeri.Dhe nje gje,preventivi me situacionin nuk dalin baraz asnjehere ka plus minuse.Per mendimin per preventivat duhet te mbajne pergjegjesi hartusit e projektit.Keshtu dalin dhe pergjegjesit e indiviteve te vecante dhe vjedhja nga dobic behet reale.
Me duket se ky prokuror me hetues I ka hy detit ne kambe, njerzit nuk akuzohen kurre me paramendime por me analiza te mirefillta, me plus e minuset e kesaje dhe me specialis se ndryshe keta qe akuzojne dhe ata qe denojne ma vone do japin dikun llogori