VIDEO/ Goditet grupi kriminal ukrainas në Vlorë, rekrutonin shpërndarës droge në vendet e BE-së! 4 të arrestuar, 1 në kërkim

13 Dhjetor 2024, 10:40Kronika TEMA
VIDEO/ Goditet grupi kriminal ukrainas në Vlorë, rekrutonin

Kryepolici i ri i Vlorës, Elidon Çela ka bërë publike rezultatet e një operacioni policor të koduar "Transnacional", për goditjen e një grupi që merrej me trafikimin e shtetasve të rritur nga shteti i Ukrainës dhe më pas përdoreshin për veprimtari të kundraligjshme, si shitja e drogës.

Gjatë këtij operacioni u goditën dy raste të trafikimit të personave të rritur nga shteti i Ukrainës. Pjesëtarët e këtij rrjeti trafikimi rekrutonin në vende të ndryshme të Europës, kryesisht shtetas nga Ukraina, duke i sjellë në Shqipëri, ku më pas u mbanin dokumentet e udhëtimit dhe i shfrytëzonin për të kryer veprimtari të kundërligjshme.

Personat e trafikuar detyroheshin përmes kërcënimeve dhe përdorimit të dhunës fizike dhe psikologjike, për t’u angazhuar në marketingun e rekrutimit të individëve të tjerë në vendet e Europës, duke përdorur platforma të ndryshme të rrjeteve sociale, me qëllimin për t’i shfrytëzuar më pas për veprimtari kriminale, si shpërndarja dhe trafikimi i lëndëve narkotike, që kryheshin gjithashtu në vendet europiane.

Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur”, kryer në bashkëpunim dhe “Kanosja”, 4 shtetas të huaj konkretisht:

 - M. P., 27 vjeç, lindur dhe banues në Harkov, Ukrainë;

- N. K., 23 vjeç, lindur dhe banues në Kiev, Ukrainë;

- O. T., 24 vjeç, lindur dhe banues në Minsk, Bjellorusi;

- M. S., 22 vjeçe, lindur dhe banuese në Kiev, Ukrainë.

- Si dhe u shpall në kërkim shtetasi K. M., 35 vjeç, banues në Poloni.

Gjithashtu, janë shoqëruar dhe 19 shtetas ukrainas, të moshës nga 18 deri në 26 vjeç, të cilët kanë qenë viktima të kësaj veprimtarie kriminale dhe janë kryer veprime procedurale me qëllim dokumentimin ligjor të kësaj veprimtarie kriminale.

Gjatë operacionit u sekuestruan 18 laptopë, 23 pasaporta udhëtimi, 4 karta ID dhe 23 aparate celularë, të cilat do t’i nënshtrohen ekzaminimeve të mëtejshme laboratorike në Institutin e Policisë Shkencore në Tiranë.

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, vijon punën për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Operacioni u realizua nga strukturat e Hetimit të Krimit në DVP Vlorë, të mbështetura nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike dhe strukturat e tjera të Departamentit të Policisë Kriminale, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, si rezultat i një pune hetimore dhe policore të mirëorganizuar.

4 Komente

  1. K
    Kalec Dega

    ...ndoshta i kane spiunuar Tahiri ose Tualet palla?.........si Kalec kam eksperience...LOL

    Përgjigjjuni
    1. N
      Njerez muter...

      Ju dhjefsha ne droge e ne mute....Futjani nga nje denim ne maksimum ketyre plehrave qe meren me droge....muterit marin ne qafe Rinine .... plehrat perse nuk jua japin si dhurate Prinderve te tyre dhe motrave dhe vellezerve te tyre keta kriminel Ordinere trafikante droge ! kure bine ne burg pastaj fillojne e cajne si legena.....dhe behne pishman...Ptu race e poshetr ..Zoti ju denofte pervece denimit Ligjore ..ne vend qe te shkojne e te punojne. se ka mjafte pune dhe Buznese te tjera te ndershme ne jete.....meren me krime... Ptu ptu ptu..

      Përgjigjjuni
      1. N
        Njerez muter...

        Ju dhjefsha ne droge e ne mute....Futjani nga nje denim ne maksimum ketyre plehrave qe meren me droge....muterit marin ne qafe Rinine .... plehrat perse nuk jua japin si dhurate Prinderve te tyre dhe motrave dhe vellezerve te tyre keta kriminel Ordinere trafikante droge ! kure bine ne burg pastaj fillojne e cajne si legena.....dhe behne pishman...Ptu race e poshetr ..Zoti ju denofte pervece denimit Ligjore ..ne vend qe te shkojne e te punojne. se ka mjafte pune dhe Buznese te tjera te ndershme ne jete.....meren me krime... Ptu ptu ptu..

        Përgjigjjuni
        1. n
          noname

          lexoje mre or mik se nuk behet fjale per droge ....

          Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje