Kërcënuan me armë fqinjin dhe e dhunuan, arrestohen tre persona në Kukës

31 Dhjetor 2023, 10:00Kronika TEMA
Kërcënuan me armë fqinjin dhe e dhunuan, arrestohen tre persona

Tre persona janë përfshirë në një konflikt fizik në Kukës. Sipas policisë, tre persona kanë kanosur me armë dhe kanë goditur me grushte një 53-vjeçar.

Ata i kanë shkuar në shtëpi 53-vjeçarit, i cili ishte fqinj i tyre dhe më pas e kanë goditur me grushte.

Sakaq, është sekuestruar një armë gjysmë-automatike, 1 automjet dhe 3 telefona celularë.

Njoftimi i policisë:

Pas njoftimit se në fshatin Shtanë, disa shtetas po konfliktoheshin me njëri-tjetrin, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës kanë organizuar menjëherë punën dhe kanë mbërritur në vendngjarje. Nga ndërhyrja e shpejtë dhe profesionale e shërbimeve të Policisë, e kryer në kuadër të operacionit policor të koduar “Fundviti”, u bë i mundur parandalimi i një ngjarjeje të mundshme kriminale, si dhe arrestimi i shtetasve të përfshirë në konflikt, konkretisht:

D. (B). V., 48 vjeç, si dhe S. V., 44 vjeç dhe J. V., 20 vjeç, përkatësisht vëllai dhe djali i 48-vjeçarit, të tre banues në fshatin Shtanë.

 

Këta shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, me fqinjin e tyre, shtetasin I. D., 53 vjeç, kanë shkuar në banesën e 53-vjeçarit, ku e kanë kanosur me armë dhe e kanë goditur me grushte.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një armë gjysmë-automatike, 1 automjet dhe celularët e 3 të arrestuarve.

Vijojnë hetimet për të individualizuar dhe dokumentuar ligjërisht, përgjegjësinë penale të secilit prej të arrestuarve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

1 Komente

  1. D
    Dursakja

    Ju lutem shumë, a ka mundësi që artikujt që shkruhen në këtë gazetë të përditshme të jenë me informacione më të dobishme, më me vlera që të na shërbejnë më shumë për tu rritur kulturalisht dhe mendërisht.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje