Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e quajtur "Sektori Rinia" në Durrës, ku raportohet se, një automjet me drejtues shtetasin R. K., 31 vjeç, ka përplasur këmbësorin shtetasin Gj. D., rreth 52 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.
Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
“Durrës/Informacion paraprak: Rreth orës 18:45, në aksin rrugor "Sektor Rini-Shenavlash", një automjet me drejtues shtetasin R. K., 31 vjeç, ka përplasur këmbësorin shtetasin Gj. D., rreth 52 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Më falni, por në këtë ditë të parë të vitit të ri nuk mund të jepni ngjarje më të gëzueshme. Pse duhet të hapni vitin me lajme funeralesh? Po e fillojmë me kritik artikujsh që viti të jetë dhe të pasqyrojë dhe jetën e punën aktive të njerëzve tanë të mrekullueshëm. Vit të mbarë!