Mashtronte qytetarët dhe u merrte florinj dhe 500 euro, kush është fallxhorja e ‘famshme’ në Fushë-Krujë? E dënuar edhe në 2013

22 Qershor 2023, 15:27Kronika TEMA

Mashtronte qytetarët dhe u merrte florinj dhe 500 euro, kush

Elena Muhaxhiri është dënuar edhe më herët me 17 muaj burg në vitin 2013, por kësaj here për mashtrim në Kosovë, bashkë me 3 gra të tjera, të cilat autoritetet gjyqësore atje i dënuan në total me 8 vite.

Pasi mbaroi dënimin në Kosovë me 17 muaj burg Elena Muhaxhiri nisi sërish të luajë të njëjtën skemë.

Në fillim të vitit 2016, në shoqërinë e bashkëshortit dhe kunatën e këtij të fundit i morën 500 euro, varëse dhe vëthë floriri një gruaje në qytetin e Kukësit.

Pasi e mashtruan për parashikimin e fatit, në gjendje të hipnotizuar gruaja u dha lekët dhe materialet me vlerë, të cilat i morën dhe u larguan me shpejtësi. Për këtë rast, dënim mori vetëm bashkëshorti i mashtrueses.

43-vjeçarja u kërkonte para dhe sende me vlerë qytetarëve që besonin se do u fliste për të ardhmen dhe do tregonte rrugën drejt suksesit.

 

2 Komente

  1. Q
    Qytetari jo dicidal

    Shume mire ua ka bere ! Jo 500 euro e varse floriri ti merte ,por dhe fustanin e trupit. Akoma keta ,apo keto trushkulura meren me filxhane, nuska e nematisje me tym qiriri ? jemi ne shekullin e 21 ne shekullin e internetit e zhvillimit mjeksor, keta meren ende me filxhan e fallxhore. Lerini sa edhe lekuren tu rjepin ketyre njerezve. Edhe vet papa po shkon tek mjeku dhe jo tek nuskat e tymosjet. Po vet fallxhorja a shkon tek mjeku ?

    Përgjigjjuni
    1. L
      Loni

      Kjo do te me tregoje mua rrugen drejt suksesit deri ketu ok,po kjo vete ka gjetur gjithmon rrugen e deshtimit,Si mund te ket suksese kjo baxhelle te me tregoje mua rrugen e suksesit ku per veten e saj ajo eshte komplet vari karin,o njerezit mos Bini viktima nga njerezl te deahtuar se merr i veten ne qaf kote,hap i syte mos u beni preja e ketyre plerave

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje