Ndjekje si në filma nga policia greke: Laert Haxhiu tentoi të arratiset, por u përplas me 3 mjete

24 Maj 2023, 10:20Kronika TEMA

Ndjekje si në filma nga policia greke: Laert Haxhiu tentoi të

Laert Haxhiu është arrestuar gjatë një ndjekje policore si nëpër filma në Janinë.

I shumëkërkuar shqiptar, i dënuar me 18 vite burg për masakrën e Lushnjes, po udhëtonte me makinë në zonën e Eleuzës, kur policia i ka bërë shenjë që të ndalojë.

Drejtuesi i mjetit nuk iu është bindur duke u larguar dhe efektivët grekë iu janë vendosur në ndjekje.

Në tentativë për t’u larguar drejtuesi i mjetit tip BMVX5 është përplasur me 3 makina të tjera dhe pasi çan gomën e makinës në një bordurë mbeti i bllokuar në semafor.

Nga përplasja airbagu është hapur dhe policia ka arrestuar 3 personat që ndodheshin në makinë.

Më pas efektivët grekë zbuluan se një nga të arrestuarit ishte 31-vjeçari Laert Haxhiu, i kërkuar për vrasjen në Shqipëri.

Laert Haxhiu po tentonte të futej në Greqi

31-vjeçari kishte kaluar kufirin shqiptaro-grek dhe po tentonte të futej në Greqi.

Bashkë me Leart Haxhiun është arrestuar edhe një shqiptar tjetër, i cili gjithashtu rezulton person në kërkim kombëtar në Shqipëri dhe gjithashtu po tentonte të fshihej në Greqi.

Ndërkohë drejtuesi i mjetit BMW X5 ka shkuar enkas nga Athina për të marrë dy të kërkuarit në kufirin e gjelbër.

Juxhin Barjami nga Delvina rezulton të jetë plagosur në 16 nëntor 2021 në një atentat në një karburant në Nikaia, Athinë ku ekzekutua me armë zjarri kushëriri i parë i tij, Marius Diamanti 37 vjeç.

Kjo ngjarje rezulton ende e pazbardhur ndërkohë që kohët e fundit policia greke ka zbuluar se Marius Diamanti është autor i dyshuar i vrasjes së një trafikanti belg kokaine në Athinë.

Lini një Përgjigje