Vrasja në Kavajë, arrestohet miku i Habib Rexhës, e ndihmoi të largohet pasi kreu ekzekutimin

24 Maj 2023, 09:10Kronika TEMA

Vrasja në Kavajë, arrestohet miku i Habib Rexhës, e ndihmoi

Elvis Kurti, miku i Habib Rexhës është arrestuar nga policia pasi e ka ndihmuar atë të largohet nga vendi i ngjarjes pas ekzekutimit të Arian Gosës.

Elvis Kurti është shoqëruar mbrëmjen e djeshme në komisariat pas vetëdorëzimit të Rexhës, ndërsa tashmë është vendosur arrestimi i tij për përkrahjen e autorit të vrasjes së Arian Gosës.


Habib Rexha u vetëdorëzua në polici pas negociatave me familjarët e të riut. Gjatë dëshmisë së dhënë në polici, autori i ngjarjes ka mohuar të ketë bërë një planifikim për vrasjen e Arjan Gosës duke thënë se e kishte parë rastësisht brenda lokalit në Kavajë dhe nga gjaknxehtësia pasi iu kujtua vëllai i tij.

Në dëshminë e tij, Habib Rexha ka thënë se ka qenë bashkë me shokun e tij Elvis Kurti, por ky i fundit nuk kishte qenë në dijeni mbi ngjarjen. Kurti dyshohet se e ka ndihmuar Rexhën që pas vrasjes të largohet në drejtim të Kukësit. 

Lini një Përgjigje