Ndryshime në Polici, largohet Altin Qato, ja kush e zëvendëson në krye të Rrugores

8 Tetor 2025, 18:50Kronika TEMA
Ndryshime në Polici, largohet Altin Qato, ja kush e zëvendëson

Altin Qato është larguar nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Rrugore.

Burime për A2 CNN kanë konfirmuar lajmin dhe kanë bërë të ditur se në vend të tij është emëruar Perlat Vatoci.

Ende nuk dihen arsyet e largimit të tij nga ky post. Ndërkohë mësohet se Vatoci më herët ka qenë drejtor në Drejtoritë e Policisë Kukës dhe Gjirokastër.

Ndërsa pas largimit të Rebani Jaupit, Dhimitraq Ziu do të emërohet drejtor i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Më datë 17 tetor ai merr zyrtarisht detyrën.

2 Komente

  1. P
    PIÇO NA FSHATI LENKES SE ARBEN ÇUKOS

    "Mire" bete qe e hoqet, nje polic me eksperience, profesionist i shkelqyer, me karrier te panderprere ne polici, por do benit akoma me "mire" te emronit drejtoret e rinj nga bandat kriminale, minimumi te merrni ne konsiderate rekomandimet e tyre (siç bete me drejtorin e pergjithshem, proden e elbasanit,- qe u vendos nga kompromisi i bandave Durres-Elbasan). Po keshtu kuodro me "eksperience" si Taqo Ziu qe i promovoni ne prag te pensionit (per 15 muaj del ne pension). Pra nuk paska kjo polici kuodro te tjere dhe me pervoje????? Prit prit se keni pare aq shume sa nuk do te shifni me buallëqe ne polici. Perpara na fitorja ne fitorje.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Maqka

      Taqka Drejtor Departamenti!!! Nje polic injorant. Kur levis nje drejtor, eshte mese normale, por steka me pasardhesin duhet te rritet dhe eshte paradoksale te ulet kaq poshte si me rastin e Taqkes.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje