
Policia e Elbasanit ka arrestuar 26-vjeçarin Kei Piu, i cili mbeti i plagosur mbrëmjen e djeshme pas një sherri mes disa të rinjve në një lokal në Elbasan.
Burime bëjnë me dije se Piu akuzohet se ka tentuar të fshehë ngjarjen, pasi nuk ka bashkëpunuar me oficerët e policisë për të dhënë dëshminë në lidhje me ngjarjen. Ndaj tij është ngritur akuza për pengim të zbulimit të së vërtetës.
Ai ka kryer kontrollet në qendrën spitalore Xhaferr Kongoli në Elbasan dhe është shoqëruar në ambientet e drejtorisë së policisë ku i është komunikuar edhe masa e arrestit. Mësohet se gjatë dëshmisë ai është shprehur se është dëmtuar në ambientet e palestrës që ka në pronësi.
Nga ana tjetër nga verifikimet e saj, policia ka zbuluar lokalin ku ka ndodhur ngjarja duke sekuestruar pamjet filmike për të zbardhur të gjithë ngjarjen.
26-vjeçari nuk është një personazh i panjohur në Elbasan, pasi në vitin 2022 i ka shpëtuar një atentati me armë zjarri brenda makinës tip "Range Rover" në qendër të qytetit, ndaj të cilit u qëllua mbi tre herë.
E treta e verteta