Ngjarje horror në Korçë, nëna mbyll foshnjen në valixhe pas lindjes, duke i marrë jetën

2 Maj 2022, 09:14Kronika TEMA

Ngjarje horror në Korçë, nëna mbyll foshnjen në

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen 15 në Korçë. Nëna ka mbyllur fëmijën në valixhe pas lindjes dhe për pasojë foshnja ka humbur jetën.

Fëmija është gjetur pa jetë nga bashkëshorti, i cili sapo kishte ardhur nga emigracioni.

Ai dëshmoi për policinë që prej më shumë se një viti nuk kishte qenë në shtëpi dhe fëmija nuk ishte i tij.

Çifti ka dhe një fëmijë tjetër 15 vjeç.

Policia ka bërë me dije se nëna ka probleme të shëndetit mendor, ndërsa fëmijës po i kryhet ekspertiza.

1 Komente

  1. J
    Johni B

    problemi eshte se ajo grua nuk ka pas ndihme as nga njezit e vet e as nga palo mjeket. Rastet depresive mbas lindjes jane te njohura. Eshte lene ne meshire te fatit.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje