Përfshirja e drejtoreshës së AKSHI-t, ja se si Ergys Agasi zhvillonte takime sekrete në zyrën e tij: Projekti bën 2 milionë, ne do ta bëjmë 4

22 Dhjetor 2025, 16:25Kronika TEMA
Përfshirja e drejtoreshës së AKSHI-t, ja se si Ergys Agasi

Në dosjen që disponon gazeta TemA zbardhen detaje të reja nga hetimi i Prokurorisë së Posaçme për aferën e rëndë që përfshin AKSHI-n, ku drejtues të institucionit, biznesmenë dhe zyrtarë të lartë dyshohen se kanë vepruar si grup i strukturuar kriminal për manipulimin e procedurave të prokurimit publik.

Sipas dosjes së SPAK, në qendër të hetimit janë drejtoresha e Përgjithshme e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, zv.drejtoresha Hava Delibashi, biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, si dhe zv.drejtori i Policisë së Tiranës, Erjon Ismaili.


Takime të fshehta dhe përgjime në zyrë

Në argumentet e SPAK theksohet se Mirlinda Karçanaj ka pasur njohje të drejtpërdrejta me Ermal Beqirin, ortak në shoqëri tregtare që merrnin pjesë në tenderat e AKSHI-t. Këto lidhje, sipas hetuesve, janë konfirmuar jo vetëm nga deklarimet, por edhe nga pamjet filmike të siguruara nga kamera të fshehta të instaluara në zyrën e Ergys Agasit.

Pamjet e sekuestruara nga pajisja “4-Smart Battery Camera” tregojnë takime të përsëritura mes Karçanajt, Agasit dhe Beqirit, ku diskutoheshin drejtpërdrejt projekte dhe procedura prokurimi. Në një nga bisedat e përgjuara, sipas dosjes, dëgjohet shprehja: “projekti bën 2 milion, ne do ta bëjmë 4”, si dhe komente të tjera që, sipas SPAK, nënkuptojnë përcaktimin e kritereve të tenderëve dhe rritjen e fondit limit të kontratave publike.


Lidhje personale dhe konflikt interesi

Hetimi ka zbuluar se Ermal Beqiri është lidhje e drejtpërdrejtë e Ergys Agasit, i cili rezulton ortak i shoqërisë “EA Solutions” sh.p.k. Të dy njihen prej vitesh edhe me Mirlinda Karçanajn. Dosja thekson se këto lidhje personale krijojnë dyshime të forta për konflikt interesi dhe ndërhyrje të paligjshme në procedurat e prokurimit të AKSHI-t.

Një tjetër element i rëndësishëm i dosjes lidhet me faktin se Viola Agasi, e punësuar pranë AKSHI-t dhe pjesë e grupeve të punës për procedurat e tenderëve, rezulton të jetë motra e Ergys Agasit, çka sipas SPAK forcon dyshimet për një skemë të organizuar.

Deklarimet e Karçanajt

Në dëshminë e saj, Mirlinda Karçanaj nuk i ka mohuar njohjet me Agasin dhe Beqirin. Ajo ka deklaruar se me Ergys Agasin ka raport miqësor dhe njohje të vjetra, duke pranuar se e ka takuar disa herë në zyrën e tij për çështje private. Sa i përket Ermal Beqirit, Karçanaj ka pohuar se e ka takuar rastësisht në zyrën e Agasit, në kuadër të një diskutimi për zgjidhje teknike dhe partneritete të mundshme.

Megjithatë, sipas SPAK, vetë fakti i takimeve të përbashkëta dhe përmbajtja e bisedave të përgjuara dëshmojnë se të tre personat janë të lidhur ngushtë me njëri-tjetrin dhe se drejtoresha e AKSHI-t ka qenë në dijeni të plotë të marrëdhënieve mes Agasit dhe Beqirit.

Hetimet vijojnë, ndërsa dosja e SPAK pritet të hedhë dritë të plotë mbi mekanizmin e dyshuar të manipulimit të tenderëve publikë në një nga institucionet kyçe të teknologjisë dhe informacionit në vend./TemA

5 Komente

  1. M
    Malua

    Jepni sa te keni mundesi,sikur ca u be,prap se prap fajin Spaku e ka.Po iku Spaku do dale ndonje fajtor tjeter,vetem politikberesit i kemi te kulluar,do dale dhe Ylli me vone do thote nuk merren per baze ato lloj pergjimesh.Sa mbajme dhe ne si popull,me gjithe keto zullume s’po na vjen akoma ngordhja!

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hordhia e ndyrë e Sali Rrumpallës

      Malooo, nuk e akuzon njeri SPAK-un pse heton korrupsionin. SPAK-un po e akuzojne per mungesë bythe, sepse i shpeton spirra nga Saliu..Oh, me fal. Ti mezi pret sa të shohësh Nul Nokën zv-kryeminister mbas Saliut. Ed Paloka kryetar parlamentit, Baz Gardhi minister i drejtesise, Kerriçi i Fahriut minister i kultures dhe sporteve, Aldo Bububumçi minister i brendshëm, Fatmir Mediu minister i mbrojtjes (prapë???), dhe Albana Vokshi minister e aresimit. Uh, qysh harrova Adriana Kalanë si kryetare.e bashkisë se Tiranës, që t'i veje minat kullave, siç ka premtuar. Kam harruar ndonje? Po, Belinda Kelliçi mund të zevendesojë Nulin si zv-kryeminister. Belinda per Belinda. Belo, Bela aty-aty janë. Vendimi i pare I Saliut - SPAK shkon per skrap. Shkrihet. Jemi në rregull? Ja mbaroi dhe kjo punë.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Malua

        Po ti i ke rene kokes e gjete,une po te kisha votuar ndonje here ata qe permend ti nuk do tia falja vetes si gabimin me te rende te jetes,e pikerisht se jane ata pjese,jemi ketu ku jemi ku cdo lloj horri vjedh ca i do qejfi e ne te tjeret luftojme e shpresojme te behemi si gjithe bota.Nejse,nga komenti dukesh nivel i ulet i mendon te gjithe si vetja por nuk jane partite politike ekipe futbolli o usta,kujdes thirri mendjes se edhe prej llojit tend jemi ketu ku jemi.

        Përgjigjjuni
    2. E
      Eda

      Ju ngelshin ne fyt parate e shqiptareve!!!

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mirlinda karakurva

        Kjo eshte kurve vdes ta qijne keta cerrat. Kjo vetem Per kar u jepte tendera jo me…

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje