Protesta e Partisë Demokratike, qindra policë zbarkojnë pranë Kryeministrisë

22 Dhjetor 2025, 16:23Kronika TEMA
Protesta e Partisë Demokratike, qindra policë zbarkojnë

Forca të shumta policie kanë zbarkuar pranë Kryeministrisë në Tiranë në kuadër të masave të sigurisë që janë marrë nga Policia e Shtetit për shkak të protestës kombëtare që Partia Demokratike ka thirrur në orën 18:00.

Sipas raportimeve në gatishmëri do të jetë edhe njësia speciale RENEA, për të garantuar rendin dhe sigurinë publike.

Pranë Kryeministrisë janë pozicionuar edhe pesë autobote me ujë, si masë parandaluese në rast tensionesh, ndërkohë që dyert e institucionit janë blinduar.

Leja për tubimin është dhënë për dy orë, ndërsa Partia Demokratike nuk ka saktësuar ende kohëzgjatjen e saj.

Lini një Përgjigje