Pjetër Rushaj la Anglinë për Shqipërinë, iku me të birin për të parë ndërtimet në Bogë, por e mori rrjedha

21 Nëntor 2022, 13:21Kronika TEMA

Pjetër Rushaj la Anglinë për Shqipërinë, iku me të

Pjetër Rushaj humbi jetën tragjikisht ditën e djeshme së bashku me djalin e tij të mitur, pasi makina me të cilën udhëtonin u mor nga rrjedha e përroit në Malësinë e Madhe.

Abc ka mësuar detaje në reja lidhur me biznesmenin Rushaj, i cili ishte i njohur për ndërtimet karakteristike të zonës alpine në Malësinë e Madhe dhe Dukagjin.

Ditën e djeshme, Rushaj ka qenë me Benzin e tij duke udhëtuar në drejtim të fshatit Bogë të Malësisë së Madhe së bashku me djalin 14-vjeçar dhe vajzën e mitur.

Situata e reshjeve e ka shtyrë 50-vjeçarin, i cili kishte lënë Angli për të investuar në Shqipëri, të shkonte në fshatin Bogë ku kishte ndërtuar dy shtëpi së bashku me të vëllanë, të shikonte nëse kishte dëmtime në banesa. Ai kishte marrë me vete edhe dy fëmijët e tij.

Në zonën e njohur si “Grykë Lugje” ishte tentuar të kalonte lumin, pasi në atë vend nuk ka urë, por qytetarët kalojnë përmes lumit.

Ujërat e rrëmbyer të lumit nuk e kanë lejuar të vazhdojë duke i ndaluar makinën Benz. Ai së bashku me djalin dhe vajzën kanë dalë nga mjeti, ndërsa vajzës i kishte thënë të shkonte në fshatin më të afërt të merrte kavo për të nxjerrë makinën.

Një valë e fuqishme e “Përroit të Thatë” ka rrëmbyer djalin e tij 14-vjeç, ndërsa Pjetër Rushaj është sulur që ta shpëtojë të birin. Asnjëri prej tyre nuk arrit që të dilte na uji.

Gjetja e trupave është bërë e mundur ditën e sotme pas 16 orësh kërkime, rreth 300 metra më poshtë makinës.

 

 

4 Komente

  1. P
    Po

    Fatkeqesi. Si gjithmone neglizhojme dhe kujtohemi kur na bie fatkeqesia.

    1. L
      Lloji

      1 motiv má shum per mos me kthy koken mbrapsht…(!)

      1. @
        @Dajti.Malit

        Mendoni si të doni por fajtor për këtë tragjedi është shteti, një zonë banuar ku njerëzit kalojnë lumin për të dal në anën tjetër në ç'vend të botës mund t'a shohësh përveç botës së tretë. Sa humbje jetë ka ndodhur në Shqipëri për faj të shtetit janë me qindra viktima në 30 vjet. Nuk është faji i lumit dhe as i viktimave në këtë rast por vrasësi është shteti, punonjësit e tij.

        1. P
          Plaku Shkoder

          @Mali i Dajtit.hoqe keq qe e gjete,qe fajin per rastin e ka shteti, ne fakt ti ashtu e mendon,po qe ne te tjeret te heqim koken tone e te ta veme ty, se bejme dot. Ne te tilla kohe me reshje teper te dendura evitohen kalimet e rezikshme. Sigurisht qe dhe ne ndiejme nje keqardhje te jashtezakonshme per viktimat, dhe i dergojme familjes ngushellimet e sinqerta.

          Lini një Përgjigje