Gara për kreun e SPAK, KLP miraton listën me 3 kandidatët

21 Nëntor 2022, 11:22Kronika TEMA

Gara për kreun e SPAK, KLP miraton listën me 3 kandidatët

Të hënën, Këshili i Lartë i Prokurorisë ka miratuar listën për kandidatët për drejtues të SPAK, të cilët janë: Adnan Xholi, Altin Dumani dhe Edvin Kondili.

Ndërkohë KLP ka adminstruar edhe platformat e tyre dhe sipas ralacionit ata plotesojnë kushtet ligjore.

Intervistat e kandidatëvedhe votimi për pasardhësin e Arben Krajes në krye të Spak pritet të zhvillohen në një ditë.

Për datën Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të vendosë në ditët në vijim.

Më 19 dhjetor merr detyrën drejtuesi i ri dhe Kraja mbetet prokuror i SPAK, pasi si prokuror mandati është 9 vite ndërsa si drejtues zgjidhet çdo 3 vite.

Sqarojmë se drejtuesi i SPAK nuk ka të drejtë rizgjedhjeje, gëzon vetëm 1 mandat.

Lini një Përgjigje