Tragjedi në Itali, çifti shqiptar vritet brenda banesës, në kërkim ish-bashkëshorti i viktimës

21 Nëntor 2022, 09:03Kronika TEMA

Tragjedi në Itali, çifti shqiptar vritet brenda banesës,

Një burrë e grua me origjinë shqiptare janë gjetur të vdekur mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e tyre në Venecia, në via Leopardi.

Trupat e pajetë u gjetën rreth orës 22:00 të së dielës pasi vajza e gruas njoftoi policinë se nuk mund të kontaktonte nënën e saj.

Fillimisht u mendua se bëhej fjalë për vrasje-vetëvrasje, por u zbulua se ishte një person i tretë që kishte kryer vrasjen e dyfishtë më thikë.

Mediat italiane bëjnë me dije se në kërkim është shpallur ish-bashkëshorti i gruas pasi dyshohet se ka qenë autor i krimit.

Sapo mbërritën në vendngjarje, hetuesit gjetën një armë zjarri dhe një thikë. Dy bashkëjetuesit ishin vrarë me thikë, raportojnë mediat italiane. Personi që ata po përpiqen të gjurmojnë është po ashtu me origjinë nga Shqipëria.

2 Komente

  1. D
    Detari

    sa mir me qen skiptar, fajin e ka italia qe sju ve fshesen

    1. J
      Janullatos arxidoglyftis

      to mouni tis manas sou…….

    Lini një Përgjigje