Misteri i telefonatës së fundit, kush e dhunoi 22-vjeçaren keniane

19 Nëntor 2022, 19:40Kronika TEMA

Misteri i telefonatës së fundit, kush e dhunoi 22-vjeçaren

Nëna e 22-vjeçares keniane të dhunuar në Tiranë rrëfeu për ‘Real People’ bisedën e fundit me të bijën përpara se të humbte kontaktet me të më 13 gusht.

Ajo tregoi se vetëm 5 minuta pas mesazhit të fundit, rreth orës 15:25 e bija nuk i ishte përgjigjur më derisa mori mesazhin nga shefi i kazinosë ku ajo punonte që e lajmëroi se Xhoi kishte pësuar një aksident.

Ruth ngre dyshimet se dikush e ka telefonuar te bijën të hapte portën e jashtë të pallatit që mund të hapjen vetëm, nga brenda, që mund te jetë edhe personi që e dhunoi barbarisht.

“Çështja tjetër është porta, kanë një portë të madhe që duhet të qëndrojë  e mbyllur nga jashtë dhe e hapur nga brenda. Nëse je jashtë, duhet të kesh çelësa. Për mua ato 5 minuta pasi ime bijë më shkroi mesazhin e fundit, mori një telefonatë nga dikush që të hapte atë portë. Ndoshta zbriti të hapte derën për dikë që nuk e njihte mirë”, tha Ruth.



Lini një Përgjigje