Prokuroria e Shkodrës zbardh dinamikën e ngjarjes së rëndë: Ergys Arrazi e tradhtonte, dhunonte dhe ofendonte të shoqen, ajo s'duroi dhe u hodh me tre fëmijët në Bunë

6 Maj 2024, 17:54Kronika TEMA
Prokuroria e Shkodrës zbardh dinamikën e ngjarjes së

Prokuroria e Shkodër ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me ngjarjen tronditëse në këtë qytet, ku nëna bashkë me 3 fëmijët e saj,  është hedhur në lumin Bunë.

Ndërsa deri më tani janë gjetur trupat e pajetë të dy vajzave, 8 dhe 9 vjeç, Prokuroria ka zbardhur dinamikën e ngjarjes duke bërë me dije se deri në këtë fazë të hetimeve ka rezultuar se në datën 3 maj rreth orës 17:30, bashkëshorti i nënës së 3 fëmijëve ka denoncuar në polici zhdukjen e familjes së tij.

Njoftimi i Prokurorisë së Shkodrës:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër ka regjistruar procedimin penal nr. 511/2024, mbi bazën e materialeve procedurale të përcjella nga Komisariati i Policisë Shkodër, referuar për kryerjen e veprës penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”, parashikuar nga neni 99 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit E.A.

Nga të dhënat e akteve të hetimit deri në këtë fazë, ka rezultuar se në datën 03.05.2024, rreth orës 17:30, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Shkodër, shtetasi E.A., i cili ka kallëzuar largimin nga banesa të bashkëshortes së tij A.A., bashkë me tre fëmijët e tyre të mitur. Në lidhje me këtë fakt janë marrë deklarimet e personave që kanë dijeni për ngjarjen, nga ku ka rezultuar se në datën 02.05.2024, pasdite, shtetasja A.A. me fëmijët e mitur, ka shkuar për të pirë kafe me kunatën V.P., në lagjen “Iliria” Shkodër.

Aty kanë qëndruar për rreth dy orë dhe më pas kanë dalë jashtë, ku shtetasja A.A. i ka thënë shtetases V.P. se do ta merrte prej aty vëllai i saj me taksi, pasi do shkonte një jave tek shtëpia e tij që të qetësohej. Më pas është ndarë nga kunata, ku shtetasja A.A. bashkë me tre fëmijët, ka ecur në trotuarin e rrugës që të çon te “Ura e Bunës” së vjetër, në drejtim të “Kishës së Zojës”, Shkodër.

Janë administruar pamje filmike të marra nga lokali në lagjen “Iliria”, Shkodër, ku dallohet momenti që shtetasja A.A. del me kunatën e saj. Më pas, duket shtetasja A.A. së bashku me 3 fëmijët e saj, duke vazhduar rrugën në drejtim të “Urës së Bunës”, në anën perendimore, ndërsa kunata e saj vazhdon nga ana lindore. Dalja nga lokali është në orën 20:10 të datës 02.05.2024.

Në vijim nga ana e shërbimeve të policisë është bërë shpallja në kërkim policor e shtetasve A.A. e datëlindjes 15.11.1985, E.A. e datëlindjes 20.10.2015, G.A e datëlindjes 17.09.2015 dhe A.A. i datëlindjes 27.03.2021. Rezulton se në datën 04:05.2024 rreth orës 22:00, shërbimet e policisë janë njoftuar se ështe gjetur trupi i pa jetë i një fëmijë të mitur, në anë të lumit Buna në fshatin Darragjat, Njesia Administrative Dajç, identifikuar si shtetasja E.A. e datëlindjes 20.10.2015.

Është bërë kqyrja e kufomës së shtetases E.A. në prani të mjekut ligjor, ku nga kqyrja e jashtme nuk janë kosntatuar shenja dhune. Është vendosur kryerja e ekspertimit mjeko-ligjor për shtetasen E.A., me qëllim përcaktimin e dëmtimeve që konstatohen në trupin e viktimës dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Nga ana e policisë gjyqësore është ushtruar kontroll banese shtetasit E.A., ku nuk janë konstatuar sende të paligjshme.

Deri në këtë faze janë krijuar dyshime të arsyeshme bazuar në prova se shtetasi E.A., si rrjedhojë e dhunës psikologjike të vazhdueshme ndaj bashkëshortes së tij, shfaqur në formën e ofendimeve të vazhdueshme dhe tradhtisë bashkëshortore, duke prekur rëndë dinjitetin e saj, ka shkaktuar vetëvrasjen e shtetases A.A., e cila në gjendje të rënduar psikologjike dyshohet të jetë hedhur në lum bashkë me tre fëmijët e mitur.

Në këto kushte është kryer ndalimi i shtetasit E.A., si i dyshuar per kryerjen e veprës penale “Shkaktimi i vetëvrasjes” parashikuar nga neni 99 i Kodit Penal.

Vijojnë hetimet me qëllim këqyrjen e të gjitha pamjeve filmike të kamerave përreth vendit të ngjarjes me qëllim zbulimin e itenerarit të shtetases A.A. dhe fëmijëve të mitur, vijon pyetja e personave që kanë dijeni për ngjarjen dhe kryerja e hetimeve të tjera me qëllim për të grumbulluar të dhëna të nevojshme lidhur me zbardhjen e plotë të rrethanave të faktit penal dhe për individualizimin e përgjegjësisë penale.

8 Komente

  1. J
    Jorgo

    arrestimi i bashkeshortit, sidomos me ate akuze eshte skandal i madh....as moralisht ende nuk mundet te gjykohet sa kohe qe asgje nuk dihet... SA PER KONTRAST te standardeve te dyfishta si funksionon Media dhe Ligji ne Shqiperi, para disa muajsh nje baba i dy femijeve u hodh nga Kulla te 7 Xhuxhat, pas muajve te tere presioni e dhune nga grupi kriminal pjese e te cilit ishte dhe i biri i Hysni Burgajt, ku i kerkonin qindra mijera Euro si rrjedhoje e nje borxhi prej 10 mije Eurosh dhene ne te zeze 9sipas tyre me fajde).... media e cilesoi si me depresion (gje krejtesisht e pavertete)... ndersa policia dhe prokuroria vijon t'i mbroje e fshehe fajtoret e mos marre asnje pre kallezimeve te prinderve te moshuar qe ju kane marre dhe shtepine tani per "llogari" te te birit te vdekur qe i la femijte rrugeve...

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tirona

      Nënë KRIMIMINILEEeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeJu djeg trupi në Ferr. Nuk i ëa të jetonin tre fëmijë të pa fajshëm

      Përgjigjjuni
      1. a
        andi bushat lubonja

        ergys arrazi, duhet te jete race e selim berishes-. prandaj te behet referendum per kete rast duke kerkuar denim me vdekje per kete krimine. ti lidhen kembe e duar , te cohet te ura e bynes ti ldhet nje cimentoje ose thes me cimento ne qafe e te gjuhet ne bune , sic ai u be shkak qe femijewt e tij te bien ne lume dhe vdiqen nga kriminel i padegjuar. ergys arrazi te hidhet ne oren 8e 30 ne lume me 60 kg cometo te varuru ne qafe e duar e kembe te lidhura. referendum vetem per kete rast hedhja ne lume te behet publikisht mallkuar qofte raca e tij deri 1000 para e pas tij ti digjet shtepia e ti zhduket familja nga shqiperia

        Përgjigjjuni
        1. T
          Treni

          U hodh me tre femijet? Apo i hodhi tre femijet? Keto lojera fjalesh... Ore, ai tipi sigurisht qe gjithe te keqijat i ka, por mjaft i bete johone ketij budallalleku. Nuk eshte e justifikueshme ndonjehere te vrasesh femijet ne ate moshe, si hakmarrje ndaj nje kurvari. Mjaft e justifikuat kete narciste psikopate dhe lejani prokurorise fjalen e fundit.

          Përgjigjjuni
          1. D
            Dakord

            Fix e ke thënë, narciste psikopate. Paska pasur edhe dokumenta për të punuar jashtë dmth nuk ka qenë e detyruar nga halli të rrijë e të durojë burrin si ca të tjera dhe prap vrau fëmijët e saj. Tmerr

            Përgjigjjuni
          2. e
            emigranti

            E megjithate nuk justifikohet krimi i rende i nenes qe pervec jetes se saj ka vrare edhe 3 femijet e saj, keto krijesa te pafajshme.

            Përgjigjjuni
            1. B
              Bravo Korça

              Të mjerët fëmijë që humbën jetën pa e jetuar.Fatkeqësi për prindët që patën. Dy prindër që i shuan jetën duke shkuar njëri pas qejfit e tjetra mbas inatit. Çfarë ndjenjash kanë pasur ndaj njëri tjetrit? Cfarë qëllimesh familjare? Vetëm t'i nxijnë jetën njëri tjetrit? O Zot ruaji njerzit nga ky sorrollop të papërgjegjshëm për veten dhe fëmijët! Zot mos ndodhshin kurrë të tilla ngjarje!

              Përgjigjjuni
              1. S
                Shkodrani-Belgjike

                Si do të ishte tradhtia jeta duhej të vazhdonte edhw pa atë njeri, me fëmijët e tu, nuk të falet kurrë një veprim i tillë të mbytësh fëmijët e tu.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje