Prokuroria e Tiranës shpall në kërkim Eno Agasin, djalin e xhaxhait të Ergys Agasit

21 Dhjetor 2025, 11:10Kronika TEMA
Prokuroria e Tiranës shpall në kërkim Eno Agasin, djalin e

Prokuroria e Tiranës ka shpallur në kërkim Eno Agasin i akuzuar për “veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës”, “kontrabandë e mallrave që paguajnë akcizë dhe “magazinim i mallrave që paguajnë akcizë”. Eno Agasi rezulton të jetë kushëriri i Ergys Agasit, ky i fundit i shpallur në kërkim në kuadër të hetimeve nga SPAK për AKSH-in.

Sipas hetimeve, kur hetuesit e BKH shkuan në banesën e Agasit zbuluan një kantinë me verë, koleksione të rralla, dhe sipas procedurës ata njoftuan Drejtorinë e Doganave për shkak se vera ishte kontrabantë. Doganat bënë inventarin përgjatë disa orëve dhe përllogaritën një dëm prej 400 mln lekësh shkaktuar buxhetit të shtetit nga mospagimi i akcizës.

Për shkak se ishte natë dhe nuk mund të bëhej transporti, malli u la në ruajtje në vilë. Gjatë natës Eno Agasi e ka hequr verën dhe ka hequr me pas serverin e kamerave të sigurisë. Kur furgonat e Doganës kanë shkuar për ta marrë mallin, kanë konstatuar se produktet nuk ishin në kantinë.

 

5 Komente

  1. A
    Artur

    Cfare idiotesie ?!?!? Vlera e akcizes 400 milon?? Akciza matet me % e alkoolit dhe eshte e njejte per cdo shishe vere qe ka % te njejte alkooli oavaresisht cmimit te veres. Nje llogari e thjeshte: 400milion : 1500leke/shishe akcize(vlere maksimale) : 12 shishe/kuti :60 kuti/palete = 370 paleta ose = 13 kontenier I kam llogaritur me leke te vjetra pasi edhe artikulli kete gje besoj ka perdorur pasi me te reja idiotesia 10 fishohet. Vetem per te nxitur urrejtje popullore pa lidhje

    Përgjigjjuni
    1. L
      Liku - Kush me shan per debat nuk ia mban !":.!?,

      Duket dosje e sajuar.....e ka fabrikuar Saliu.....ore po dale , po mire Spak , po edhe prokurorine e Tiranes e ka kapur Saliu ??? A ka ndonje gje qe nuk e kapur Saliu ketu ???!!!

      Përgjigjjuni
    2. D
      Demokrati i vertete.

      Po djalin e dajos,nipin e xhajes,djalin e komshiut etj kur do i thërrasin,po lerini more keto marrëzira se u bete per estrade.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tirana e Re

        Te gjithe nese kan ber aktshkelje te ligjit te republikes, ky anadollaku kaq e pat te tjeret do e ndjekin, nese nuk te pelqen Shqiperia e Re ik pirdhu shko kerko azil ne Zvicer

        Përgjigjjuni
      2. D
        Durrsaku

        Estrade

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje