Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, i ka kërkuar zyrtarisht Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë fillimin e hetimit disiplinor ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, Ilir Përdeda.
Në shkresën e firmosur nga Lamallari argumentohen shkeljet që ka kryer gjyqtari. Konkretisht gjyqtari Ilir Përdeda nuk ka zbardhur prej një viti vendimin e arsyetuar duke penguar në këtë mënyrë palët (në rastin konkret ankuesin), që të realizojnë një ankim efektiv ndaj atij vendimi.
“Moszbardhja e vendimit të arsyetuar nga ana e gjyqtarit prej 1 viti, përbën një vonesë të konsiderueshme, e cila ka penguar palët (në rastin konkret ankuesin), që të realizojnë një ankim efektiv ndaj atij vendimi. Duke mos patur palët vendimin e arsyetuar të gjykatës, kryerja e ankimit vështirësohet, pasi nuk dihen argumentet me të cilat gjykata rrëzoi pretendimet e palëve, apo të palës që nuk është dakord me vendimin”, thuhet në shkresën e firmosur nga ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari.
Vendimi nga gjyqtari është marrë më datë 18.12.2024 dhe deri më datë 10.12.2025 nuk është depozituar ende në kryesekretarinë e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë.
“Nga hetimi administrativ i kryer nga ana jonë nëpërmjet marrjes së informacionit nga kancelarja Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë rezulton se: dosja gjyqësore që i përket vendimit të sipërcituar, deri në datë 10.12.2025 nuk është dorëzuar ende pranë zyrës së kryesekretarisë nga gjyqtari i çështjes Ilir Përdeda, me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme të komunikimit të vendimit palëve në proces.
Pra, nga data e shpalljes së vendimit përfundimtar në seancën gjyqësore të datës 18.12.2024 e deri më datë 10.12.2025, ka një diferencë kohore prej rreth 1 viti”, thuhet më tej në kërkesën që i ka shkuar Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë.
Palët paditëse në këtë gjyq civil janë: Fran Bushpepa, Marte Bushpepa. Të paditur janë Drane Përlleshi, Anton Pjetri, Xhuana Pjetri dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës.
Shkelja që ka kryer gjyqtari pamundëson dhënien e drejtësisë brenda një afati të arsyeshëm kohor, për një proces të rregullt ligjor, prandaj Ministri i Drejtësisë vlerëson se ka vend për fillimin e hetimit disiplinor për shkelje të nenit 308 të Kodit të Procedurës Civile.
Hidhuni pak në Vlorë kontrolloni dosjet e asaj Lirza Sinollarit e cila përdor burrin si sekser. Jep vendime në favor te bandave dhe krimit te organizuar kindrejt rryshfetit
Mos ore ja prish terezine ILD-se.Eshte periudhe dimri tani dhe ata jane ne gjyme letargjik. Dhe mos guxo tu afrohesh ne vere se jane me pushime.
Beni hetime ketyre lapanjozve te c'drejtesise, se sikur kane marre revansh.
ILD eshte me keq se ky gjygjetari.Cfare do beje ministri ja do shkoje si ankimimi ndaj Gjelit te Thethit ata as nuk e shqyrtuan ankesen e ish ministrit per procedim disiplinore.Konkluzioni:Po i dhe kompetenca shqipos shperdoron e shkaterron jo vetem drejtesine por gjithe shtetin.
Koment perfekt as pik as presje nuk i shtoj. I ke ren ne kok problèmit. Respekte Populli
Mire bene por ata jane miq shoke te gjygjetarit jane bashkevuajtes bashkfajtore e bashkeperfitues
Te gjithe m✓Ta jane si ju by¥hq1re gjykates e prokuKara
Dmth instrumentat ligjore i paskni zoti per minister per ti tredhur keta bandit gjyqtar dhe prokuror por nuk veproni. Ah u zhdukte fara e juaj sa shum e keni abuzuar me kete popull.
Europa ose USA e zgjidh ket pune per 1 vit vetem duke ndihmu me prokuror dhe gjyqtar te huaj.Kryeministri duhet te boj zgjedhje te parakohshme qe te fitoj vota qe te ndryshoj kushtetuten se ky vend ka marre tatepjeten nga diktatura ne diktatur
Mire e ke. Te marri akoma me shume mandate. Ta shpallim mbret.
Edhe per mua donte te bente te njejten gje pra ca vitesh. Mund ta deklaroj. Jam shokuar nga menyra se si u soll me qeshtjen time ky gjyqtar, dhe si mundet qe ky akoma aty eshte. Ky eshte per perjashtim apsolut nga drejtesia. Eshte e pa pa falshme qe eshte perseri atje.
Ik moj grua se nuk ka shanse, une e njoh mire ate gjyqtar dhe eshte nje nga me te drejtet! Keto qe thua ti jane shpifje!!!
Nuk është modeli për tu goditur ky gjyqtar, ky është më i ndershmi. Shikoni apeli administrativ me Sokol Ibin dhe Rezarta Aliun dy gjobvënësa te pafytyre. Shkoni në Vlorë në Sarandë një Esmeralda Shehu qe jep vetëm vendime vetëm me ekzekuzime te përkohshme me vlera kolosale
Per keto pislleqe te ketyre gjyqtareve te korruptuar e hengri plumbin gjyqtari Kalaja ne mes te Tiranes, prandaj kujdes gjyqtar ILIR PERDEDA se po ja humbni durimin ketij populli.
Sigurisht qe Ilir Perdeda eshte vetem njeri prej qindra " tregetareve te drejtesise " ne Shqiperi. Nje gjyqtar plotesisht i paafte nga ana profesionale, i kalbur nga ana morale dhe krejtesisht i padenje nga pikepamja e sherbyesit te popullit. Por, c't'i besh ? Kjo eshte Shqiperia e horrave dhe banditeve, dhe e tille ka per te qene edhe per shume breza, pasi populli shqiptar po degradon moralisht nga dita ne dite. Mjafton te shohesh cfare kane bere dhe bejne qeverisjet berishiste e ramiste, cfare behet me industrine e naftes e te kromit, me mjekesine dhe tenderat, dhe konkluzioni eshte deshperues.
O metamorfoza! C'lidhej ke ti te besh peshoren e te afteve dhe te pa afteve?! Ti nuk I arrin te maja thojit o hajvan dhe ministri qe e akuzon per vones te na thote sa gjiqtar ka gjykata e lezhes dhe sa duhet te jen. Po si do pergjigje ne kohe reale kur nuk eshte as gjysma e gjygjtarev qe duhet te ishin! Rrini uret se keto jane fishekzjarre per te shvendosur vemndje nga diku tjeter!!!
...atje ku nuk hyne truri le te hyje druri.
Keto jane pasojat e "reformave" te bera ne keto 35-vite,(jo vetem ne gjyqesor).Largimi i nepunesve pas 1992-shit e deri tek largimi i shume gjyqtareve e prokuroreve pa kritere tregon se cdo gje behet per te coroditur e dhene jete arbitraritetit.Nepunesi,ku ben pjese dhe drejtesia duhet te perballen me ligjin dhe te ndeshkohen si cdo person.Gjyqtar e prokurore te larguar nga puna per korupsion u thame:ta gezoni gjene e vene me korupsion e sollem disa te tjere te po asaj kategorie.
A thua ky eshte rast i vetem apo ekstrem per te cilin ka nderhyre ministri? Nese nuk eshte keshtu, ministrit i takon te nderhyje kushedi sa here e te mos beje pune tjeter. Kjo pune e voneses se gjyqtareve duhet zgjidhur me ligje e, nese ligjet jane, zbatimin e tyre. Duhet te mjaftoje nje sinjalizim i paleve ne gjyq.
1- Ne Bilisht te Devollit shume banore i ankohen vetem njeri-tjetrit per mos paisje akoma me Certifikate Pronesie , pra keshtu vete keta njerez ndihen se ne kete qytet po trashegohet duke "fjetur" nder dekada vitesh nje problem madhor administrativ , pra sikur te jete keshtu i orkestruar nga lart qeverisjes . 2- Inspektoriati i Larte i Drejtesise qe inspekton punen e gjykatesve ka email adresen: [email protected] 3- Keshilli i Larte Gjyqesor qe vlereson punen e nepunesve gjyqesore , (pra te administrates qe duhet te ndihmoje ne realizimin e pune te gjykatesve ) , ka email adresen: [email protected] 4- Pra cfare email adrese ka Ministria e Drejtesise per te "zyrtarizuar" rrethin e ankimimeve tona ne rastet kur nuk na jepen pergjigje as nga ASHK-te vendore apo ajo qendrore , apo dhe zbardhje vendimi tek gjykatat brenda afateve ligjore . ===== 5- Keshtu , me plot probleme pronesie do te mund ta fuse Devollin ne Europe kjo Qeveri ne Tirane ???!!! ==== *** Nese ligjit nuk i frikesohen ligj-venesit por edhe ligj-zbatusit , (mendoj une) se nuk ka Demokraci por "Dipllomaci" per xhvatje te popullit.
Ka qene ligj qe brenda 13 diteve duhejte zbardhej vednimi. dhe pastaj ankuesi kishte te drejte apelimi ne shakllen me te larte. Kur eshte hequr. Prandaj Gjykata e shaklles se pare ka marre nje vendim ne lidhje me nje ankese te Komitetit Kombetar te OVP te LANC dhe ka gati dy vjet qe nuk e zbardh vendimin qe te behet apelimi dhe OVP te kryej funksionin normalisht, sipas vendimit te formes se prere te gjykates.
Z.Minister, ju, ose jeni mè keq se keta lapangjozè, ose NUK doni te "prisheni" me keta fekale derri. E thjeshte, zhdukini nga sistemi fare, dhe, bèni reformè tjeter, reforma qè bètè, NUK funksionon fare....
Gjyqtari Ilir Perdeda është gjyqtari më me vlera që ka sistemi i drejtësise.
Keshtu eshte sipas te gjithe katundareve qe e rrethojne Perdeden, por jo sipas atyre qe kane pasur pune me Perdeden ne gjyq.
Minister pa intuite.Bej nje verifikim te diplomave dhe do konstatosh qe ose jane pa perfunduar ciklin e ulet,ose te mesem dhe kane marre diploma ne universitetet fantazem Berishiane. Veten ne kete menyre mund te rrikthehet besimi ne institucionet e pavarura. Shtet banditesh ku Saliu hoqi nga drejtesia te gjithe te diplomuarit ne universitetin shteteror dhe i zevendesoi me kurset e plepave ,rast ky unikal ne bote dhe e gjithe shoqeria jo vetem qe hesht por i njeh keta ordinere rrugesh si juriste te vertete.Fatkeqesi kombetare.Shikojini kush del neper dritaret e kazanit mediatik dhe shan qeverine jane te diplomuar me firmen e Berishes. Ndaj kurr ne Shqypni ska me patun kurr drejtesi e organe drejtesie. O Shqypni e mjerra Shqypni,deri ne vitet 90-te ishe virgjeni e pasketaj te shqyn lloj lloj hordhi ,tuj te perdhunue dit e nate lloj lloj lukujni.Dhe pse te perdhunun nder vite,ti zanin tand kurr nuk e qite.
Uuuaaaaa si ka mundesi te ndodhe kjo! Gjyqkaret shqiitare te reformuar nuk e bejne kete pune. Ata nuk i vonojne 1 vit, joooo me shume se nje vit po arsyetimet. Ata i shtyjne seancat mbi 2-3 muaj se jane shume te lodhur, te ngarkuar e per pasoje te stresuar. Keta kellira te padrejtesise se re kane marre kot e kane dale jashte kontrollit te gjithe pa asnje perjashtim, madje eshe ata qe sapo jane emeruar. Sistemi u shkaterrua qellimisht me pseudoreformen dhe keta horrat nuk i kontrollon askush, sepse edhe ata qe jane vendosur per ti kontrolluar, jane pjese e sistemit te qelbur dhe shkeljet qe gjejne te gjyqtaret i prrdorin si presion per te zgjidhur ceshtjet qe u intereson atyre apo politikes se krimbur e te kriminalizuar. Sa i pashprese ndjehet sot populli qe priste nje hop drejt cilesise, por ne fakt sot ka nje sistem vertete te korruptuar e shume shume here me te kalbur e te qelbezuar se ai qe gjoja shemben se ishte i vjeteruar. Nese nuk veprohet me venien nen vezhgim, pergjim, survejim te kesaj kaste te sistemit te sotem se bashku me rrethin e tyre familjar, shoqeror, avokatet seksere dhe te grumbullihen prova ligjore te mjaftueshme qe te mos kene nga te levizin , e te vihen para pergjegjesise publike dhe ndjekjes penale gjendja nuk do mund te kete shprese te zgjidhet e te pastrohet vertete ky sistem mafioz i ngritur.
Pse u dashka qe t`i kujtoje ministri drejtesise ILD per detyrat qe ai ka ? Perse eshte krijuar Inspektoriati i Larte i Drejtesise , i eshte dhene gjith ai autoritet dhe trajtim special , kur nuk funksionon thuajse fare dhe eshte kthyer ne nje organizem parazit qe u sjell njerezve neveri e acarim te nervave ?! Kush duhet ta vere ne pune kete organizem shteteror fallco qe nuk ben asgje dhe nuk i jep llogari askujt ? !